• |
ide | kryesore

Video/ Paqe ‘e lagur’ në Teatrin e Ëndërrave: United nuk kalon dot Arsenal dhe Solskjaer rrezikon

Sport, Video



Nuk ka fitues në Old Trafford. Teatri i Ëndërrave mbeti ëndërr për Arsenal e skenë e pashfrytëzuar për Manchester United, që ndanë pikët me barazimin 1-1, në 90 minuta të ekuilibruara, të kondicionuar edhe nga reshjet e shumta të shiut. Zhgënjim për Solskjaer që në një pikë të ndeshjes u duk shumë më pranë fitores, por që e dorëzoi në kundërsulmin vrastar të Aubameyang dhe tani është në pozitë shumë të vështirë.

Në javën e 7 të Premier, United kishte impaktin më të mirë me ndeshjen, por ishin Gunners që kishin mundësitë e para për shënim: De Gea nuk lejoi prekjen e rrjetës në goditjen e Saka, duke mbajtur Red Devils në lojë. Një ndihmë që United e kapitalizon me avantazhin e jashtzakonshëm të Scott McTominay, pikërisht përpara se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes.

United duhet të kontrollonte sfidën, me rezultatin të arritur, por as këtë nuk e bën dot, duke i dhënë mundësinë Arsenal të gjejë hapësira të patolerueshme, që Aubameyang i shfrytëzoi në minutën e 57-të. Kontroverse situata e golit të gabonezit, sepse asistenti sinjalizoi pozicion jashtë loje, por ndërhyrja e VAR legjitimoi një gol krejtëisht të rregullt.

Manchester mund ta fitonte ndeshjen në frymën e fundit, por Leno ishte spektakolar në minutën e parë shtesë, duke evituar humbjen e londinezëve. Gunners mbeten në vendin e katërt me 12 pikë, por për United situata nuk është aspak e mirë: në vendin e 10 me nëntë pikë, Solskjaer duhet të bëjë llogaritë me 12 pikë që e ndajnë nga Liverpool kryesues në vetëm 7 javë kampionat e në fundjavë vjen transferta kundër Newcastle United.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *