• |
ide | kryesore

1 ton drogë, identifikohen 4 shqiptarët e arrestuar në Greqi

Lajme, Të fundit



Janë identifikuar katër shqiptarët ë vënë në pranga nga Policia greke, pasi dyshohet të jenë pjesë e klanit mafioz që kryente transportin e lëndëve narkotike të llojit “kanabis” dhe “heroinë” nga Shqipëria drejt Turqisë.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit: Hajri Shehaj, Aleksandër Brozi, Renato Dalipaj dhe Gjergji Xhezo.

Departamenti i Antidrogës së Rojes Bregdetare greke zbuloi mesditën e së hënës, një sasi prej 1 ton kanabis në detin Egje. Sipas Policisë greke, lënda narkotike u gjet e paketuar në kuti të ambalazhuara, të cilat ishin fshehur në një shpellë të vogël në brigjet e ishullit.

Në një deklarate të dhënë për mediat, Policia deklaroi se në ishullin Piperi u gjetën dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuanë. Më tej, autoriteti grek vinte në dukje se trafikantët zgjidhnin të lundronin në ditë që kishte vranësira dhe erë të fortë, pikërisht që të mos pikaseshin, për shkak të dallgëve.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *