• |
ide | kryesore

Atentati që tronditi Lushnjen/ Lidhja me masakrën e 2 viteve me parë

Arkiva, Kryesore, Lajme



Lushnja është zgjuar sot e tronditur nga një atentat që në ora 8 e 15 minuta të mëngjesit. Një 35-vjeçar është ekzekutuar me breshëri automatiku në një lokal. Viktima është konfirmuar si Besmir Hida.

Sipas të dhënave të deritanishme, autorët kanë qenë në një makinë dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Për ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila sqaron se sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me automatik në drejtim të Besmir Hidës, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Në ndjekje të autorëve janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë.

“Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë. Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.” – njofton policia.

Lidhja e Besmir Hidës me masakrën e dy viteve më parë 

Lapsi.al mëson se personi në fjalë është daja i Zamir Latifit, të riut që mbeti i vrarë së bashku me bashkëmoshatarin e tij Jurgen Hoxha nga një atentat në mes të Lushnjes në 12 tetor të vitit 2017.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Reportazh/ Në Lushnje, një ditë pas masakrës 

KUJDES PAMJE TË RËNDA/ Atentati mafioz që përgjaku Lushnjen (FOTO & VIDEO) 

©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *