• |
ide | kryesore

Braida kundërshton shkarkimin nga Barcellona: ish-milanisti pretendon tre vjet rrogë

Sport



Ariedo Braida i deklaron “luftë” Barcelonës. Sipas asaj që bën të ditur As, ish-drejtuesi blaugrana ka vendosur të kundërshtojë shkarkimin e tij, duke vepruar përmes rrugëve ligjore. Fillimisht i menduar për të zgjatur edhe tre vjet të tjerë, raporti mes Braida e Barça u ndërpre ashpërsisht nga klubi në muajin gusht. Një lamtumirë e hidhur, që tani rrezikon të përfundojë në gjykatë e të transformohet në një përplasje të egër. Në detaje Braida pretendon se është shkarkuar në mënyrë të padrejtë e për këtë kërkon pagesën e rrogës sipas kontratës.

Një situatë që rrezikon të bëhet problematike. Jo vetëm për një cështje ekonomike, por edhe raportesh. Për ta tensionuar edhe më shumë cështjen, ka shërbyer avokati i zgjedhur nga Braida për tu marrë me kontestimin legal. Sipas të përditshmes spanjolle, bëhet fjalë për Juan de Dios Crespo, i njëjti avokat që u mor me transferimin e Neymar nga Barcellona tek Psg në 2017, duke paguar klauzolën 222 milionë euro. Një cështje brenda cështjes me pak fjalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *