• |
ide | kryesore

Burg në ShBA edhe për pjestarin e dytë të skandalit të fotos Rama -Obama

Kryesore, Lajme



Edhe personazhi i dytë i trekëndëshit Edi Rama, Bilal Shehu, Uilliam Argeros, që sajuan një skemë mashtrimi fianaciar për të futur para të huaja në ShBA, me qëllim financimin e fushatës së Obamës dhe sigurimin e një fotoje Rama -Obama, është dënuar me burg.

Uilliam Argeros që u implikua në krijimin e një kontributi të paligjshëm për një komitet për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie.

Uilliam Argeros, ndihmoi në krijimin e  një skeme financiare që dërgonte 80 mijë USD nga zyra e Edi Ramës në Tiranë në llogarinë e shtetasit amerikan, Bilal Shehu që do i derdhte më pas për llogari të fushatës së Obamës. Ai e patii pranuar fajësinë në vitin 2016 për këtë çështje. Avokati John Azzarello, duke përfaqësuar zotin Argeros, tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama, njoftoi Zëri i Amerikës.

Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Kur akuzat u publikuan në vitin 2016, zyra e zotit Rama mohoi të ishte burim i kontributeve.

Zyra e prokurorit amerikan pretendonte se zoti Argeros organizoi kontributin përmes një banori nga New Jersey, Bilal Shehu, i cili u dënua me kusht në vitin 2017.

Ligji amerikan u ndalon shtetasve të huaj të japin kontribute për kandidatët federalë.

Por gjykatësja, Madeline Cox Arleo, vuri në dukje mungesën e precedentëve penalë të 61vjeçarit dhe besimin se kontributi prej 80 mijë dollarësh nuk kishte për qëllim të ndikojë në zgjedhjet amerikane.

Zoti Argeros jetonte në Tampa të Floridës, në kohën kur u ngritën akuzat. Ai gjithashtu kaloi shumë vjet në Betlehem të Pennsylvanias, ku puna e tij përfshinte shërbimin në një bord këshillimor burgu dhe mbështetjen e ri integrmit të të burgosurve, tregoi avokati i të dënuarit.

Me lot në sy, zoti Argeros i tha gjykatëses se “ndjehem i turpëruar dhe marr përsipër përgjegjësinë e plotë për çfarë kam bërë”.

Në hetimet amerikane u zbulua qartë se Edi Rama dhe nënshtetasi grek Argeros ishin pjesë e konspiracionit për të shkelur ligjet amerikane përmes një skeme të kamufluar transfertash bankare.

©Lapsi.al

Kronologjia e parave nga Rama te Obama

  • Në shtator 2012, Bilal Shehu, shtetas amerikan, mori në llogarinë e tij bankare shumën prej 80 mijë dollarësh nga një burim i huaj.
  • Pas disa ditësh, Shehu ia dhuroi këtë shumë fushatës për rizgjedhjen e Presidentit Obama.
  • Si rezultat i dhurimit, ai fitoi mundësinë të merrte dy bileta për të marrë pjesë në një darkë me ftesa të organizuar nga Presidenti Obama.
  • Për këtë qëllim, në fillim të tetorit 2012, ai udhëtoi në San Françisko për të marrë pjesë në darkën ne fjalë, së bashku me një nënshtetas të huaj—bëhet fjalë për ish-kryetarin e opozitës Edi Rama.
  • Shtetasit të huaj, pra Edi Ramës, iu mohua hyrja në aktivitet, por atij ju lejua, sidoqoftë, të bënte një fotografi me Presidentin Obama, ndërsa ky i fundit po hynte në sallë.
  • Financuesi i 80 mijë dollarëve, të kanalizuara ilegalisht në Fushatën Obama, ishte shteta i huaj grek, Uilliam Argeros.
  • Sipas hetuesve amerikane, me shumë gjasa, transferta e 80 mijë eurove pati si origjinë një kompani me qendër në Shqipëri.
  • Nga Shqipëria, paratë hynë në SHBA përmes një operacion të fshehtë qarkullimi parash, duke përdorur dërgesa të njëpasnjëshme në një sërë vendesh të ndryshme me qëllim fshehjen e origjinës së tyre.
  • Sipas hetuesve, me gjasa, paratë kanë ardhur nga burime joformale dhe transferta e tyre ka shkelur ligje të vendeve të tjera veç atyre amerikane.
  • Skema e financimit të paligjshëm ishte e mendur dhe e përgatitur me kujdes që më parë, mes Edi Ramës, shoferit të taksisë Bilal Shehut dhe një greko-amerikani të quajtur Uilliam Argeros.
  • Me veprimet e tij, shtetasi amerikan, Bilal Shehu shkeli ligjin elektoral të SHBA-ve, i cili i ndalon nënshtetasit e huaj të kontribojnë direkt apo indirekt në zgjedhjet amerikane të të gjitha niveleve.



16 Comments

  1. 80 mije usd per nje foto qe nuk vlen asnje grosh ne aspektin e partneritetit midis shqiperise e shba. Foto e cila nuk do te thote as mbeshtetje dhe as promovim, por thjesht nje truk per perfitim te brendshem politik te nje rilindasi te kooruptuar ne tentative per te ardhur ne pushtet.

  2. Heronjte e Vigut: Arben Ahmetaj, Elisa Spiropal, Sander Lleshaj, Taulant Balla thotë:

    Jo mo eshte politike, e ka futur Trumpi… Po ku pjerdh gjyqesori per Trumpin!

  3. Nuk morem me dijeni se per cfare udhezimesh po i jepte per problemet nderkombetare. Cfare flluske.
    Mire me kete por me Trumpin si nuk pati turp. Kur vjen ne Shqiperi ben te fortin. I dale boje tani.

  4. gruaja e billallit edvinka qelbesirka rama as qe don me dit per kete pun,ngase nenproduktet e tij te qenefit stalin si i pa emer ende i japin nenen ,motren,vellaun e mitur te birin etj shokve kriminel te rames rosh,dosh,frrok,prenga e ndok.rrac muti.

  5. Ka paguar me shume Salushi dhe Lulushi per te bere nje foto me presidentet amerikan prandaj le te filloje hetimi dhe denimi nga keta kriminela me pare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *