• |
ide | kryesore

Champions/ Raundi i dytë: Real, Juventus e Tottenham të detyruar të fitojnë

Sport



Rikthehen në mesjavë emocionet e Champions League, me ndeshjet e raundit të dytë për katër grupet e para, ku natyrisht për disa prej klubeve të mëdha është e ndaluar të gabojnë. Real Madrid kërkon të ngrihet pas goditjes së fortë të marrë në Paris, bardhezinjtë e Sarrit në testin e shtëpisë nuk mund ti japin tjetër avantazh Atletico, pasi cuan dëm avantazhin e dyfishtë në Metropolitano, ndërsa finalistët e sezonit të kaluar duhet të ndalojnë Bayern Munchen.

Ajo e Grupit A është një sfidë totalisht mes PSG e merengues, por Blancos duhet të kenë shumë kujdes për të mos I dhënë shpresa të kota Brugge në përplasjen mes tyre në Santiago Bernabeu. Disfata e të besuarve të Zidane është nga ato që lënë shenjë, por në La Liga Real kryeson dhe duket se formacioni I francezit ka nisur të marrë konfidencë.

E gjithë vëmendja e Grupit B është në Londër në përplasjen Tottenham- Bayern. Bavarezët pasi u flakën jashtë turneut sezonin e kaluar nga një tjetër angleze, Liverpool, dëshiron ti vendosë pikat mbi i, duke siguruar vendin e parë piëkrisht në përballjen direkte me finalistët e vjetshëm. Spurs barazuan në debutim 2-2 me Olimpiacos, por Kane e të tjerët nuk mund të lejojnë shkëputjen e Bayern kaq shpejt, për më tepër që do të rrezikonin ta shihnin veten në vendin e tretë, duke vënë në dyshim kualifikimin.

City është padroni i vetëm i grupit C dhe në Etihad do të mundohet të likuidojë Dinamo Zagreb, që momentalisht është në kuotë të barabartë pikësh, pas dërrmimit që I bëri Atalantës. Për italianët Champions nisi si një eksperiencë e parë e tmerrshme, por në Bergamo kanë mundësinë tia rinisin nga e para përballë Shakhtar, për tu vënë në lëvizje për një kualifikim.

Me mendjen ndoshta tek derbi i Italisë në fundjavë, Juventus nuk duhet të gabojë në Champions në javën e dytë. Efekti Allianz mund ti japë shtysën e duhur formacionit të Maurizio Sarrit, për të marrë fitoren, që I shpëtoi nga dora në Madrid, kur përballë të kenë Bayer Leverkusen. Gjermanët janë gjithnjë problematikë, por Ronaldo e bardhezinjtë janë të programuar për të shkuar shumë më larg, edhe pse gjithcka fillon nga marrja e tre pikëve në mbrëmjen e sotme.

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP A
18:55 Real Madrid ? – ? Club Brugge
21:00 Galatasaray ? – ? Paris Saint-Germain
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP B
21:00 FK Crvena Zvezda ? – ? Olympiacos
21:00 Tottenham Hotspur ? – ? FC Bayern München
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP C
18:55 Atalanta ? – ? Shakhtar Donetsk
21:00 Manchester City ? – ? Dinamo Zagreb
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP D
21:00 Juventus ? – ? Bayer Leverkusen
21:00 Lokomotiv Moscow ? – ? Atletico Madrid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *