• |
ide | kryesore

Denoncimi ndaj “Gjoka Construction”, oficerët e Krimeve të Rënda mbërrijnë në rrugën e Arbrit

Lajme, Të fundit



Oficerë të Krimeve të Rënda kanë mbërritur në rrugën e “Arbrit” për të kryer kqyrjet proceduriale në terren, në kuadër të hetimeve të nisura nga prokurorja Doloresa Musabelliu.

Hetimet për këtë aks nacional u hapën pak javë më parë, si pasojë e dy kallëzimeve të ndërsjellta mes ish-drejtoreshës (të dorëhequr) të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Sonila Qato, dhe të kompanisë “Gjoka Construction”. Qato denoncoi pranë Krimeve të Rënda firmën e lartpërmendur duke e akuzuar për falsifikimin e dokumenteve gjatë paraqitjes procedurës së tenderimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Ish-kreu i ARRSH-së ngriti pretendimin se “Gjoka Construction” ka paraqitur dokumente të falsifikuara ku figuronte sikur punimet në rrugën e Arbrit kishin përfunduar. Nga ana tjetër, “Gjoka Construction”, dorëzoi padi përmes avokatit mbrojtës duke arsyetuar se ishte skualifikuar nga gara për të favorizuar një firmë tjetër.

Kqyrjet në terren po kryhen për të parë zbatimin e punimeve për fazën e parë segmenti tre të aksit në segmentin ura e Cerenecit Bllatë, ura e Vashës dhe tunelet t4, t5, t6. ©Lapsi.al

 

 



2 Comments

  1. Qelbesira e Koncesioneve po I Ben rruget me forcat tona. Dmth qence, me Kompani Oligarkesh.
    Kompani me eksperience europiane, nuk paraqiten ne tenderat e Qelbedires.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *