• |
ide | kryesore

“Dua Messin në fushë…”: Conte ndoshta nuk e ka menduar mirë!!!

Sport



“Nëse kemi ambicjen të shkojmë përpara, duhet të bëjmë pikë në të gjitha ndeshjet. Në Camp Nou nuk do të jetë e lehtë, por do të luajmë shanset tona me respekt të madh, duke e ditur se shkojmë përballë një nga favoriteve për triumfin në Champions”. Conte prezantohet kështu në sfidën me Inter kundër Barcellona. “Dëshira është të ndeshemi me ta me të gjithë lojtarët në fushë, edhe me Messi”.

Një dëshirë e nxituar e teknikut të Inter, ndoshta për faktin se Pleshti nuk i ka shënuar kurrë zikaltërve, por në anën tjetër një si argjentinasi askush nuk do ta donte si kundërshtar: “Eshtë një grup interesant dhe i vështirë, e kuptuam vetë kundër Slavia Praga. Por nëse ke ambicje, dëshirë e shpresë të shkosh përpara, duhet të kërkosh të bësh pikë në cdo fushë. Nuk është e lehtë të luash në Camp Nou por vijmë për të luajtur kartat tona, sepse e dimë që kemi përballë një nga skuadrat kandidate për fitoren finale të Champions League”.

“Barcellona me apo pa Messi? Së bashku me Cristiano Ronaldo është më i miri në botë, i aftë të spostojë ekuilibrat e një ndeshje. Por në cdo rast është dëshira për ta përballuar Barcellona me të gjithë lojtarët, kështu që me Messi në fushë: është një kampion unik. Duhet të jemi të kujdesshëm – tha tekniku – sepse Barcellona mund të të shënojë nga një moment në tjetrin. Për ne do të jetë një javë intensive. Ndeshja e jetës është kjo që do të luajmë në këtë moment kundër Barcellona”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *