• |
ide | kryesore

Ekzekutimi në Lushnje/ Gjendet në autostradë automjeti i djegur i autorëve (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një makinë e djegur është gjetur në dalje të qytetit të Lushnjës, rreth dy orë pas ngjarjes tronditëse të mëngjesit të sotëm, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Besnik Hida, 35 vjeç.

Makina që dyshohet se është përdorur nga atentatorët e 35-vjeçarit është gjetur saktësisht pranë By Pass-it, në lagjen “Sarave”.

Atentati ndodhi rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova”, teksa viktima sapo ishte ulur për të konsumuar një kafe.

Mësohet gjithashtu se në vendin ku u gjet makina janë gjetur dhe 2 armë kallashnikov si dhe një pistoletë “Makarov”. Makina, që është e tipit “Fiat” dhe me targa shqiptare, dyshohet të jetë e vjedhur.

Hida, pronar i një pike varreze makinash është daja i Zamir Latifit, i vrarë dy vite më parë në një tjetër atentat në Lushnje.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë-Tiranë, Lushnjë-Fier dhe Lushnjë-Berat, për arrestimin e dy personave të cilët dyshohet se kanë qenë të maskuar në momentin e krimit.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *