• |
ide | kryesore

Eto’o, zemra e ndarë mes Barcelonës e Inter: “Nëse është Messi…”

Sport



Barcelona dhe Interi janë për Samuel Eto’o dy pjesë e një zemre të ndarë, ekzaktësisht në gjysëm. Një zemër që nuk ndalet së rrahuri për futbollin edhe tani që ka thënë lamtumirë për atë të luajtur, por tani që dy skuadrat e zemrës janë përballë, për Eto’o bëhet e vështirë të flasë në prag të sfidës së nesërme në “Kamp Nou”.

– Eto eksperiencat me Interin dhe Barcelonën kanë qenë ndër më të mirat e karrierës tuaj?
– Jo, më e mira ka qenë Mallorca. Por kulmi i karrierës sime po: 50 përqind Inter dhe 50 përqind Barcellona.
– Në një fjali: çfarë të ka dhënë Barcellona dhe çfarë Interi?

– Barça është vitrina që më ka lejuar t’i bëjë të ëndërrojnë milionat e djemve afrikanë që gjithçka është e mundshme në jetë. Inter e ka konfirmuar, ka qenë pika kulmore: dy tripleta në vazhdim me dy skuadra të ndryshme. Dhe më ka konfirmuar që kisha bërë mirë që nuk dëgjoja se çfarë më thonin: “Nuk duhet të shkosh në Itali, atje ka probleme me njerëzit me ngjyrë”. Më pak se sa në vende të tjera, në realitet”.
– Çfarë ju godet tek Conte?
– Nuk e humbet kurrë pikëpamjen e fitores finale: janë të pakët të kësaj race.
– Mendon ende që duke dalë nga fushë të keni përgjigjen më të mirë ndaj episodeve të racizmit në stadiume?
– Sigurisht. Futbolli lëviz shumë para, por në pjesën më të madhe të aktorëve që i gjenerojnë ato janë djemtë me ngjyrë. Nëse një ditë, në të gjitha fushat e botës, me ndihmën e kolegëve të bardhë, do të vendosin të mos luajnë: besoj që do të ndryshojë shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *