• |
ide | kryesore

Flet pronari i kompanisë që importoi bananet me 137 kg kokainë: Nuk dija gjë…

Lajme, Të fundit



“Alba Exotic Group”, kompania që kishte porositur banane në Ekuador, por brenda kontejnerëve u gjetën 137 kilogramë kokainë kishte kryer plot 151 udhëtime me të njëjtin itinerar. Eduard Dauti, pronari i kësaj kompanie tha në emisionin “Opinion” se nuk ka lidhje me këtë aferë.

“Unë jam njoftuar fillimisht për herë të parë, nga portalet. Unë sjell banane javë për javë. Ato janë banane dhe unë bëj këtë punë prej 9 vitesh. Unë sjell banane dhe limona nga Amerika Latine. Nuk kisha asnjë dijeni që brenda kësaj ngarkese kishte drogë. Ne e kemi mësuar të premte në darkë, unë sjell minimalisht 450 kontenierë në vit. Mesatarisht 1 kontenier në ditë”, – deklaroi Dauti.

Ai tha se si biznesmen në këtë fushë ka frikë, pasi mund të ndodh që si në këtë rast brenda kontenierëve me banane të futet dhe lëndë narkotike.

“Zoti më shpëtoftë, faleminderit DEA apo autoriteteve shqiptare kush i zuri, sepse unë do isha i arrestuar. Kontenierët do kishin kaluar në skaner dhe unë do isha arrestuar. Policia nuk më kanë marrë në fare në pyetje për ngjarjen”, – theksoi më tej ai.



1 Comment

  1. Ku di gje ti mer lal. Po u kap nuk di gje, po su kap merr pjesen qe te takon. Ne amerike do ti kishe celsat ne det e jo te dilje neper studio te beje te paditurin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *