• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Kapet 617 kg kokainë në Brazil me logon e klubit të Elbasanit

Lajme, Të fundit



Një sasi prej rekord prej 617 kg kokainë e pastër është sekuestruar nga policia federale braziliane në një zonë rurale në Brasnorte. Lënda narkotike u gjet e fshehur në dyshemenë e një kamioni ndërsa 4 persona u arrestuan. Sipas policisë vendase droga që kapte vlerën e 9 milionë dollarëve kishte si destinacion Evropën.

Ajo që bie në sy është se në pakot e drogës është e stampuar logoja e klubit të futbollit të Elbasanit. Dyshimet janë se kjo sasi kokaine do të vinte në Shqipëri.

Policia braziliane arriti të shkatërronte edhe laboratorin ku ishte përpunuar kokaina. Operacioni mban datën 2 shtator kur u sekuestruan edhe materiale të përdorura për rafinimin dhe paketimin e lëndës narkotike, peshore dhe sende të tjera.

Shoferi i kamionit i konfirmoi policisë se kishte marrë 10 mijë dollarë për të transportuar ngarkesën. Zyrtarë të policisë vendase thanë se kokaina ishte e pastër dhe se kjo ishte sasia ishte më e madhe e kapur këtë vit në këtë rajon. ©LAPSI.al

4a9ca5ed3c9c04645473020b5eed2d23 6a24254124ba95bb48baa027280c79d8 c2d5268e05ccb4ca1901a5d1e4832d71 2fdf4af8cb0eeefaba3be23b19ceaf2c ca3846c8ab685b71f34d85c65a673b6e 34a3ef3fec4be9fb73f25b8afbdb3423 6feae0aaba5287dfbb5ef08027b8dc47

66b1e0c107c71c44631f1e119f792334



3 Comments

  1. Pritsit cunat e Qaske Sejdinit duhet te ishin pos te mos ishte kapur perderi sa ka logon e klubit te Elbasanit ,sepse ky shkemben mall me mall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *