• |
ide | kryesore

Gazeta zvicerane Tages-Anzeiger: Albin Kurti një kryengritës që po lufton kundër hajdutëve

Arkiva, Të fundit
albin-kurti.jpg



Sot, gazeta zvicerane Tages-Anzeiger ka publikuar një artikull për kandidatin për kryeministër, liderin e Vetvendosjes duke e quajtur atë një kryengritës që po lufton për të fituar zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

“Albin Kurti është politikani më i popullarizuar i vendit. Për të fituar zgjedhjet të dielën ai po lufton me zell misionari”, ka shkruar gazeta zvicerane.

Ndër të tjera në këtë artikull flitet edhe për nivelin superior të Albinit karshi kundërkandidatëve.

“Me fjalimet e tij të mprehta dhe shpeshherë retorikisht briliante ai i l÷ pas kundërshtarët e vet. Kandidatët e tjerë për postin e kryeministrit nuk kanë pranuar deri më tani një duel në studio televizive me të”, shkruan ndër të tjera në gazeta.



1 Comment

  1. Ou te shohim do e luftoj ramen apo do bej si evropa, do prokovoje veten dhe pastaj do thote korrupsionin shaiptaret do e zgjedhin vete, djke e forcuar me shume simpatikun, karizmatikun , paqesorin babaxhanin dhe kualitetdashesin shoqeror. Te shohim…..dmth ju, se une e di si do shkoje kjo pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *