• |
ide | kryesore

Policia zbulon hajdutin e orës 70 mijë euro të Dolberg: Nice përjashton talentin Diaby-Fadiga

Sport



Nice ka shkarkuar sulmuesin e ri të talentuar Lamine Diaby-Fadiga për vjedhjen e orës, me vlerë 70 mijë euro, shokut të skuadrës, Kasper Dolberg. Lajmin e ka bërë të ditur l’Equipe, që shpjegon se zbulimin e misterit të vjedhjes, që ndodhi në dhomat e zhveshjes, e ka bërë një hetim i policisë franceze, të cilës Dolberg i ishte drejtuar me një denioncim.

Lojtar i kombëtares franceze të moshave, talent i ‘akademisë’ së Nice, Diaby-Fadiga është shkarkuar nga klubi, pavarësisht ndjesës së sulmuesit dhe kthimit të 70 mijë eurove danezit. Statusi si hajdut i dhomave të zhveshjes nuk e ka penguar Diaby-Fadiga të gjejë një sistemim. Në orët e ardhshme sulmuesi duhet të firmosë si me parametër zerio me Paris FC, klub që militon në Ligue 2.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *