• |
ide | kryesore

Rama: Gati t’i shkoj Bashës edhe në selinë e PD, por nuk e pres pa fund

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama shprehet i gatshëm për të negociuar me opozitën jashtë parlamentit për reformën zgjedhore në çdo moment dhe çdo vend, madje edhe në selinë e PD-së. Në intervistën që dha në Rport Tv, Rama tha se nëse PD nuk pranon kjo nuk do ta pengojë për të vijuar përpara dhe për ta miratuar reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së.

“Nuk i trembem asnjë ndërmjetësimi, unë mendoj se nuk kemi nevojë për përkthyes, shqip merremi vesh më mirë me njëri tjetrin. Ky vend nuk mund të funksionojë më as me teka dhe as me përkthyes, por sikur funksionojnë të gjitha vendet normale. Jam gati në çdo moment që të ulem në tryezë, do të doja që të flisnim për reformën zgjedhore, pasi koha vrapon, nëse ata nuk e ndiejnë presionin e kohës dhe janë në një kalendar tjetër është e drejta e tyre, nuk kam arsye t’u bëj presion, ‘hajdeni, hajdeni, hajdeni’.

Jam këtu në çdo moment që ata dëshirojnë. Për të gjithë, çfarë ka në atë karvan, kush dëshiron që të më ketë edhe mua në tavolinë jam gati, kudo, edhe në selinë e PD-së nëse zhvillohet takimi unë shkoj, nuk e kam problem. Nuk është çështje vendi, formati, apo imponimi të agjendës, nëse ata janë rehat me orën që vazhdon të bjerë 12, është puna e tyre, ora ime vrapon.

Sa kohë do ta pres?

Nuk e pres fare, ne vazhdojmë, ndërkohë që jemi gati në çdo moment të ndalojmë dhe të ulemi nëse ata duan që ne ta ndalojmë dhe të ulemi. Opozita në parlament ka një qasje të sajën të respektueshme dhe ne do e debatojmë, por duhet të mos humbasim asnjë sekondë për të plotësuar dy kushtet dhe fatmirësisht për reformën zgjedhore është shumë e qartë, sipas rekomandimeve të OSBE-së.

Çfarë do të donim të shtonim nuk na pengon asnjë, mjafton të biem dakord. Për këtë nuk ka nevojë të ulemi të gjithë, rekomandimet e OSBE-së. Jemi gati të diskutojmë, nëse do të na bindin patjetër do ta rishikojmë sistemin” – tha ai.



4 Comments

  1. Po pse do behet cfare te thussh e te duash ti. Jeni katandisur si ushtaret e Haxhi Wamilit. Po te behen zgjedhjet pa vjedhje do perfundoni si PA S OK.
    Tani do quheni Partia Trafiqeve nd kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *