• |
ide | kryesore

Rasti “zhvatja”/ Ish-kryeprokurorja Speciale Janeva mbetet në paraburgim

Lajme, Planet



Ish-kryeprokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, do të vijojë të qendrojë në paraburgim. Ky vendim u mor ditën e sotme nga Gjykata e Apelti në Shkup, pasi u konsiderua mundësia e arratisjes së Janevës, e cila prej dy muajsh ndodhet në paraburgim, pas skandalit të njohur si rasti “zhvatja”.

Sipas hetimeve të bëra, ekzistojnë dyshime të bazuara për keqpërdorim të detyrës nga kryeprokurorja Janeva, në rastin e zhvatjes nga afaristi, Orce Kamev, të 1.5 milion euro nga dy të arrestuarit e tjerë, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski.

Këta dy persona duke shfrytëzuar afërsinë me Katica Janevën, si edhe pozicionin e saj si drejtuese e Prokurorisë Speciale, i kanë premtuar afaristit Kamcev masa lehtësuese në një proces tjetër gjyqësor që po zhvillohej ndaj tij.

Në një video-incizim të publikuar nga një gazetë italiane, vërehet se si Bojan Jovanovski merrte paratë nga afaristi, kurse në një moment në bisedë dëgjohet edhe zëri i Janevës e cila i premton afaristit se gjithçka do të jetë në rregull me gjykimin e tij.

Ky rast nxiti reagime të shumta politike që çuan edhe në rrënimin e besueshmërisë të Prokurorisë Speciale.

Prokuroria Speciale ishte themeluar në vitin 2015 për shkak të mosbesimit në Prokurorinë e Rregullt për të hetuar aferën e përgjimeve, një aferë tjetër kjo në bazë të të cilës janë ngritur dhjetëra hetime kundër zyrtarëve të qeverisë së kaluar që drejtohej nga NIkolla Gruevski, që ka fituar azil politik në Hungari ku ishte arratisur për t’i ikur vuajtjes së një dënimi prej dy vjet burg për shpërdorim të detyrës



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *