• |
ide | kryesore

Rrjeti kriminal i drogës Shqipëri-Turqi, Policia greke: Ishin skafistë të zotë, lundronin në det të trazuar (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Policia greke ka dhënë detaje lidhur me operacionin e organizuar pak ditë më parë në një ishull pranë Egjeut, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit “marijuanë”, e fshehur në një shpellë.

Në një deklarate të dhënë për mediat, Policia deklaron se në ishullin Piperi u gjetën dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuanë. Më tej, autoriteti grek vë në dukje se trafikantët zgjidhnin të lundronin në ditë që kishte vranësira dhe erë të fortë, pikërisht që të mos pikaseshin, për shkak të dallgëve.

‘Bëhet fjalë për shkatërrimin e një rrjeti kriminale të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Turqi dhe trafikut të heroines nga Turqia në Shqipëri’, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e Policisë greke, e cila ka shpërndarë edhe një hartë, përme të cilës ngre pretendimin se gomonet me drogë niseshin pikërisht nga Vlora.

Pjesë nga deklarata e policisë greke:

Ne datën 25 shtator jemi njoftuar per dy gomone qe po tentonin te transportonin droge ne brigjet e Turqise.

U organizua operacion nga policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avione te FRONTEX ne verilindje te detit Egje. Operacioni rezultoi ne kapjen e nje gomoneje dhe arrestimin e 3 personave qe ndodheshin ne te, te moshes 25, 42 dhe 42-vjec.

Ne dt.29 shtator, u zbulua nje gomone tjeter me nje shtetas ne te ne zonen detare te Agistrio. U arrestua skafisti 35-vjec. Per te njejten ceshtje jane ne kerkim edhe dy shtetas te tjere.

U arrit te krijohej profili i ketij grupi kriminal. Ata zgjidhnin gomone qe kane mundesi te transportojne sasi te medha droge, motorre te shpejte dhe skafiste te zote. Ata zgjidhnin te lundronin ne dite me vranesira dhe erera te forta dhe det mbi 5-6 balle.

Ne dt.30 shtator, ne ishullin Piperi u gjeten dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuane.

3 te arrestuarit e pare kane marre masen e sigurise ‘Arrest ne burg’.

 

https://www.youtube.com/watch?v=TxdTM-l-2yg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *