• |
ide | kryesore

Shkarkohet drejtori i ‘Selman Stërmasit’, e pëson edhe një roje

Sport



Invazioni i fushës nga ana e të dy tifozërive në derbin Tirana-Partizani dhe konfrontimi masiv krijoi një situatë të paprecedentë e cila kërkon një zbardhje të menjëhershme dhe marrjen e masave për të parandaluar situata të tilla në të ardhmen. Cështja mori përmasa të tjera, pasi u zbuluan kanale të mbushur me lëndë piroteknike dhe plasëse, në afërsi të sektorit të mbështetësve të Partizanit.

Natyrisht që për një punim të tillë brenda stadiumit, nga grupime ultrasish bardheblu, është dashur edhe ndihma e strukturave brenda stadiumit. Pikërisht në këtë bashkëpunim, ndoshta edhe pasiv, e ka vënë theksin insinuata e Partizani në komunikatën për shtyp, ndërsa reagimi i Tiranës që ka patur përgjegjësinë si klubi organizator, ka peshuar mbi drejtorin e stadiumit “Selman Stërmasi”, Ksenofon Haskoçela, i cili është pezulluar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gishti tregues i drejtuesve të klubit është drejtuar edhe nga një roje e stadiumit, që është pushuar nga puna, si fajtor e bashkëpunëtor në këtë incident të paprecedent. Tirana ndërkohë ka bërë të ditur se të gjithë pamjet filmike të marrë nga telekamerat e sigurisë në stadium i janë vënë në dispozicion policisë, për të vënë para drejtëisë autorët e dhunës…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *