• |
ide | kryesore

Skandali në Nigeri, zbulohet ‘fabrika e bebeve”, policia liron 19 gra shtatzënë

Arkiva, Planet



Policia Nigeriane liroi 19 gra shtatzëna gjatë një operacioni të zhvilluar në Lagos kundër të ashtuquajturave “fabrika të fëmijëve”. Sipas raporteve të mediave nigeriane, gratë, të moshës 15 deri në 28 vjeç, ishin rrëmbyer “me qëllimin për të mbetur shtatzënë dhe më pas t’i shisnin fëmijët e tyre.

Të porsalindurit do të shiteshin 1.400 dollarë, nëse ishin meshkuj, ose 830 dollarë, nëse femra. Policia arrestoi dy gra të dyshuara për trafikim njerëzor. Disa prej rejave u ishte premtuar punë por më pas pasi u zhvendosën në Lagos u përdhunuan dhe mbetën shtatzënë shkruan Tg.com.

  • foto galeri

Ndërsa sipas policisë disa prej tyre e dinin se çfarë pune do të bënin. Njëra prej vajzave ka rrëfyer për një media lokale se u mashtua nga një grua e cila përveçe i kishte dhënë para i kishte premtuar punë. Ajo tregoi se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtatë meshkuj para se të mbetet shtatzënë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *