• |
ide | kryesore

Ultimatum Sadedinit: Tirana shansi i fundit për teknikun e Flamurtarit

Sport



Asgjë nuk shkon si duhet tek Flamurtari, me vlonjatët që kanë vetëm një pikë në 6 ndeshje dhe në momentet që flasim janë potencialisht më të rrezikuarit për të rënë nga Kategoria. Kaosi në të gjithë strukturat e klubit ka bërë që situata të jetë shumë e vështirë, ndaj dhe Administratori i klubit, Sinan Idrizi, të jetë një stuhi e vërtetë në takimin me skuadrën dhe stafin teknik. Numri 1 i klubit ka afate për trajnerin dhe lojtarë të veçantë dhe ndeshja e rradhës në kampionat, ajo kundër Tiranës është mundësia e fundit teknikun Dritan Sadedini, që nuk do të largohet në këtë rast i vetëm nga skuadra.

Pozicionomi në vendin e fundit dhe gjendja e pashpresë në Vlorë ka nervozuar së tepërmi edhe tifozët kuqezi, që kanë kërkuar reagim nga skuadra dhe klubi. “Flota kuqezi” ka dalë edhe me një deklaratë me kërkesat e tyre, për drejtuesit, ndërsa pritet me shumë mundësi të ketë edhe një takim mes përfaqësuesve të grupimit historik vlonjat e drejtuesve të klubit Flamurtari. Gjithcka nis nga ndeshja e radhës kundër Tiranës në Vlorë: aspak e lehtë për tu fituar, por kushti është vënë. Në të kundërt tek Flamurtari pritet furtunë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *