• |
ide | kryesore

Victoria Beckham mohon ndërhyrjet estetike

Paparazzi, Slider



Së fundmi Victoria Beckham është bërë pjesë e emisionit “This Morning” për të ndarë me të gjithë sekretet e saj të bukurisë në prag të lançimit të linjës së ‘make up-it’, ‘Victoria Beckham Beauty’.

Gjatë intervistës dizanjerja e njohur ka dalë “bllof” duke treguar se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje estetike, diçka që e ka pranuar vetë më parë. Kur u pyet nëse e ka menduar ndonjëherë të bëjë një ndërhyrje, Victoria u përgjigj: “Nuk jam tunduar asnjëherë nga procedurat kozmetike, por kurrë mos thuaj kurrë”.Në fakt që në vitet 1990 është përfolur se Victoria i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për të ndryshuar formën dhe madhësinë e gjoksit të saj. Pavarësisht se vite më vonë gjoksi u kthye në madhësinë origjinale, Victoria nuk e konfirmoi asnjëherë se kishte kryer një ndërhyrje.
Por në një letër që ajo i shkruante vetes së saj për ‘British Vogue’ në vitin 2007, dizanjerja shprehej: “Më duhet të të them se nuk duhej të ishe marrë me gjoksin. Gjithë këto vite e mohova, budallaqe. Një shenjë pasigurie. Thjesht kënaqu me ato që ke”. Këtë gjë ajo e ka pranuar më vonë edhe për revistën “Allure” gjatë një analize për evoluimin e stilit të saj ndër vite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *