• |
ide | kryesore

Video/ Real shmang turpërimin në Bernabeu: Brugge lëshon fitoren vetëm me 10 lojtarë

F1, Sport, Video



Humbja e pësuar në debutimin në Champions League, kundër PSG, nuk do të ishte asgjë në krahasim me atë që u projektua në 45 minutat e para në Santiago Bernabeu nga Brugge. Por Blancos ndryshuan marsh në pjesën e dytë duke arritur barazimin 2-2, vetëm kur belgët mbetën me 10 lojtarë. Real kryen detyrën përgjysëm dhe vetëm pjesërisht fshin mitin e Bruges. Ende të pamundur në këtë sezon mes kampionatit e kupave, belgët në dy precedentët e kësaj sfide, që i takojnë 1976, nuk kanë humbur: në llogari të Bruges janë një barazim e një fitore. E megjithatë merengues, kundër cdo parashikimi, kanë një pikë në dy ndeshje në Grupin A.

Rezultati u zhbllokua pas vetëm 10 minutash, kur në kundërsulm e më shumë fat, Dennis arrin të mposhtë Courtois e të realizojë 0-1. Në disavantazh, Real insistoi më shumë drejt portës, duke krijuar shumë raste, por goditjet e Modric e Kroos, veprimet e Benzema e 8 goditjet e këndit të fituar nga Blancos nuk sollën barazimin. Përkundrazi. Në të 39′ Bruges dyfishoi akoma me Dennis, me një kundërsulm që theu gjithë prapavijën madrilene.

Në pjesën e dytë, Real Madrid nxorri në pah krenarinë, duke u futur në lojë me një goditje me kokë të Sergio Ramos, që mposhti Mignolet me kokë. Bruges rezistoi mbi cdo shpikje të mundshme të Modric e Hazard, deri në momentin kur mbeti me 10 lojtarë, për shumë kartonësh të verdhë të Vormer. Edhe një herë në goditje standarde, Real shënoi, këtë herë me Casemiro, që shpëtoi Zidane nga turpërimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *