• |
ide | kryesore

Video/ Tërmet 7 ballë në Londër: Bayern shpartallon 2-7 Tottenham

F1, Sport, Video



Natë e çmendur në Londër, aty ku finalistët e Champions League të sezonit të kaluar, kanë pësuar një humbje dramatike në shtëpi përballë Bayern Munchen. Spektakolar Serge Gnabry me katër gola në 45 minuta: topi në shtëpi për sulmuesin e ri gjerman, ndërsa dygolëshit të Lewandowskit i është shtuar edhe rrjeta e Kimmich. ASgjë për të bërë për skuadrn e Pochettino, që nuk ngjante aspak me atë befasuese të një viti më parë.

Ndeshja shumë e rëndësishme për kreun e grupit B, nisi spektakolare me përgjigje e kundërpërgjigje që në momentet e para. Londinezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 14 me atë të Son, që i ktheu gjermanëve makthin e provuar në Botëror kur me Korenë e tij i nxorri jashtë në grupe. Por vetëm për 60 sekonda, sepse Bayern u përgjigj menjëherë me Kimmich, që barazoi rezultatin në minutën e 15. Entuziazmin e fillimit të ndeshjes, Tottenham e humbi me kalimin e minutave, nën diktatin e formacionit të Kovac, që asnjëherë me të në pankinë nuk ishte treguar më shkatërrimtar. Robert Lewandowski në minutën e fundit të pjesës së parë shënon përmbysjen, që do të kishte shifra të paimagjinueshme. Polaku ndëshkoi Spurs para se skuadrat të zbrisnin në dhomat e zhveshjes, por pjesa e dytë ngjiti në katedër Serge Gnabry.

Sikur të mos mjaftonte goditja e marrë nga Lewandowski në minutën e fundit të pjesës së parë, Gnabry cmendet në fillimin e të dytës me dy gola në dy minuta, që i cuan shifrat në 1-4. Kapitullim për Spurs, që megjithatë me krenari fituan një 11 metërsh, të shndërruar në gol nga Kane. Londinezët përpara se të mendonin se mund të kishin ndonjë shans për tu futur në lojë, morën goditje të njëpasnjëshme nga Gnabry, një stuhi e vërtetë në Londër. Sulmuesi shënoi në minutën e 83, Lewandowski në të 87, përpara se vulën ta vendoste MVP i ndeshjes Gnabry në minutën e 88. Gjashtë pikë në dy ndeshje për Bayern, që edhe për vendin e parë në grupin B i bëri gjërat e qarta. Tottenham mbeti me 1 pikë në dy ndeshje, të kaluar tashmë edhe nga Crvena Zvezda, që u imponua 3-1 përballë Olympiacos.

Për Grupin A, PSG duket se ka hedhur një hap të sigurtë për vendin e parë të grupit, pas fitores në transfertën e Ali Sami Yen. Gallatasaray dorëzohet në golin e parë të Icardi me fanellën e francezëve, ndërsa PSG pas dy ndeshjesh është me pikë të plota. Suksesi në ndeshjen e parë kundër Real Madrid, që nuk ka shkuar më shumë se 2-2 në shtëpi edhe kundër Brugge, i ka siguruar parisienët me 5 pikë diferencë nga Blancos pas dy ndeshjeve të para.

Rezultati u zhbllokua pas vetëm 10 minutash, kur në kundërsulm e më shumë fat, Dennis arrin të mposhtë Courtois e të realizojë 0-1. Në të 39′ Bruges dyfishoi akoma me Dennis, me një kundërsulm që theu gjithë prapavijën madrilene, ndërsa në pjesën e dytë, Real Madrid nxorri në pah krenarinë, duke u futur në lojë me një goditje me kokë të Sergio Ramos, që mposhti Mignolet me kokë. Bruges rezistoi mbi cdo shpikje të mundshme të Modric e Hazard, deri në momentin kur mbeti me 10 lojtarë, për shumë kartonësh të verdhë të Vormer. Edhe një herë në goditje standarde, Real shënoi, këtë herë me Casemiro, që shpëtoi Zidane nga turpërimi.

Manchester City është lider i pakundërshtuar në Grupin C, pas fitores direkte nga Dinamo Zagreb. Gjashtë pikë për formacionin e Guardiolës, që megjithatë nuk e ka patur shëtitje kundër kroatëve, që u dorëzuar pas 66 minutash nga Sterling, ndërsa vulën e vuri në kohë shtesë Foden. Dinamo tani duhet të mendojë për vendin e dytë, aty ku me 3 pikë ka mbërritur edhe Shakhtar Donestsk, pas fitores me përmbysje 1-2 në Bergamo përballë Atalantës, që po kalon momente të vështira si debutuese në Champions.

Juventus e Atletico Madrid vazhdojnë të ndajnë kryesimin e Grupit D me nga katër pikë, pas fitoreve respektivisht kundër Bayer Leverkusen e Lokomotivës së Moskës. Bardhezinjtë nuk kanë gabuar asgjë me golat e Higuain, Bernardeschie Cristiano Ronaldos, duke marrë vendin e parë të grupit, edhe pse në shoqërinë e Colchoneros, që kanë mposhtur 0-2 në Rusi Lokomotivën me golat e Joao Felix e Thomas.

REZULTATET

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP A
Real Madrid 2 – 2 Club Brugge
Galatasaray 0 – 1 Paris Saint-Germain
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP B
FK Crvena Zvezda 3 – 1 Olympiacos
Tottenham Hotspur 2 – 7 FC Bayern München
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP C
Atalanta 1 – 2 Shakhtar Donetsk
Manchester City 2 – 0 Dinamo Zagreb
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP D
Juventus 3 – 0 Bayer Leverkusen
Lokomotiv Moscow 0 – 2 Atletico Madrid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *