• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta gazetarja e BBC News

Paparazzi, Slider



Gazetarja e BBC, Hanna Yusuf, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

Fran Unsworth, drejtor i lajmeve në BBC, tha se Hanna ishte një “gazetare e re e talentuar që u admirua gjerësisht” dhe vdekja e saj ishte “lajm i tmerrshëm”.Familja e saj thanë se ata ishin “thellësisht të trishtuar dhe zemëruar” dhe shpresonin që trashëgimia e saj “të shërbente si një frymëzim”.Ajo shkroi për webfaqen e BBC News, dhe gjithashtu kishte punuar si gazetare në TV.
Hanna fliste gjashtë gjuhë, duke përfshirë atë somaleze dhe arabishten, dhe bashkëpunoi, mes të tjerash, me informatorët dhe viktimat e një krimi të rëndë.Puna e fundit e saj përfshinte një hetim mbi kushtet e punës në dyqanet e kafes Cost
a.Në vitin 2015 ajo tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave, pasi në një intervistë për The Guardian ajo tregoi vendimin e saj për të veshur hixhabin, duke argumentuar se “kjo nuk ka të bëjë me shtypjen e grave, por është një deklaratë feministe”.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *