• |
ide | kryesore

Propozimet e opozitës, një çarje e re me ndërkombëtarët?

2, Ide



Presionit ndërkombëtar për t’u bërë pjesë e miratimit të reformës zgjedhore, Lulzim Basha i është përgjigjur me një seri kushtesh, parimisht tejet të drejta, por praktikisht të parealizueshme. Në platformën e paraqitur sot nga opozita, renditeshin një sërë pikash, të cilat Edi Rama, jo vetëm nuk do, por as nuk ka mundësi t’i realizojë. Nëse do t’i vihej një titull draftit që publikuar, ai mund të qe: “Nuk ka reformë, me Ramën kryeministër”.

Ashtu sikurse Lapsi.al e ka shpjeguar (lexo poshtë) aty nuk gjenden vetëm kushte formale si psh: mosralizimi i kësaj reforme nga një parlament i dalë nga vota e vjedhur, mosmiratimi i saj në kuvend, por me referendum etj.

Lexo më tej:

Reforma zgjedhore/ Opozita vendos kushte të forta (platforma e plotë)

Aty, e frymëzuar nga raporti i fundit i OSBE-ODHIR-it, që vizatonte një shtet të kapur nga një parti dhe një njeri i vetëm, opozita kërkonte, as më pak e as më shumë, përmbysjen e kësaj piramide. Ajo me të drejtë thekson se është qesharake të duash të bësh një reformë të re, pa dhënë shembullin e dënimit të atyre që kanë grabitur zgjedhjet, pa depolitizuar administratën e kapur nga rilindasit, pa e bërë këtë me një KQZ kamikaze e kështu me radhë.

Po le të shqyrtojmë sa për ilustrim vetëm njërin nga kushtet. Që të sigurohet drejtësi për hajdutët e votave duhet që në krye të prokurorisë të mos jenë profile të ngjashme me Arta Markun e Donika Prelën. Duhet që gjykatës të mos jenë ata që i tremben një vettingu selektiv. Duhet të shkojnë pas hekurave njerëz shumë të afërt me Ramën dhe që kanë vepruar për llogari të tij. Duhet riparë, pra, gjithçka është ngritur deri më tani në institucionin e akuzës dhe mënyra si është devijuar reforma në drejtësi në sajë të trysnisë politike.

A është e mundur kjo?

A janë të aftë, a kanë nerva, besim, vullnet dhe shpresë, ata ndërkombëtarë që po e yshtin PD-në dhe aleatët të miratojnë reformën zgjedhore, t’i hyjnë gjithë këtij qilizmi të shtetit të kapur shqiptar?

Askush nuk mund të vërë këtu një bast pozitiv. Opinioni i përgjithshëm është se ata duan një zgjidhje sa për sy e faqe, një reformë zgjedhore të përmirësuar, për t’i thënë OSBE, Bundestagut apo Palmerit se një nga kërkesat u realizua. Ata, as nuk e ëndërrojnë, as nuk e bëjnë dot, një shkallmim të strukturës kriminale që ka kapur pushtetin, pa të cilën reforma zgjedhore do të rezultonte një shaka pa kripë. Ata nuk kanë as aq fuqi dhe as aq vullnet sa të zhbëjnë gjithçka që Edi Rama ka ndërtuar në gjashtë vite dhe ç’ka trashëguar nga më parë.

Pikërisht këtu qëndron kontradikta e tyre me platformën që PD propozoi sot: Opozita, në letër, kërkon një transformim të madh, ndërkombëtarët, në praktikë, një arrnim të vogël.

Në këtë kuptim, kushtet e sotme të PD dhe aleatëve, sado logjike dhe parimore qofshin, rrezikojnë të hapin një konflikt të ri me diplomatët burokratë dhe ambasadorët e Tiranës. Sepse në thelb ato lexohen si një “Jo” ndaj kërkesës formale për t’u ulur në tryezën e reformës. Dhe ky refuzim i butë, ky pranim për t’u ulur në tryezë me kushte të pamundura, riskon të thellojë hendekun mes tyre.

Nuk do të ishte çudi, që pas kësaj të kërkohej rruga më e lehtë. Rama ta bënte reformën me opozitën e re, ta miratonte atë në parlement me bekim ndërkombëtar, Bundestagut t’i thuhej: kushti u përmbush e të gjithë të shpërndaheshin të lumtur dhe të kënaqur. Opozita do të linte edhe njëherë imazhin e humbëses. Para saj do të shtrohej dilema e madhe, nëse mund të marë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në kornizën e një reforme nga e cila e kanë përjashtuar.

Por, me sa duket me rrugën që kanë zgjedhur, as Basha e as aleatët e tij nuk kanë zgjidhje tjetër. Ata edhe njëherë po e vënë veten mes dilemës, të bëhen fasadë apo ta lënë të keqen të precipitojë në fund. Versionin e parë e kanë të testuar, i dyti ende mbetet mister.

©Lapsi.al



14 Comments

  1. O Bushat ti e di mire qe me nje pergjim telefonate nuk shkon dot askush ne burg dhe te rruan bythen cdo lloj gjykatesi ne bote,Pse i ben keto shkrime koti kur je i bindur qe Basha nuk do zgjedhje or tej,ai eshte mire kryetar opozite dhe atas 5-6 trangujt qe i rrine pas bythe jane kryetar partie,seli kane,makina kane ,te ardhura kene gjoba vene Mos e nxit dhe ushqe me rrena kete idiotin popull

  2. Pergjigja me e mire per shkrimin tend o z.Bushati dhe e te gjithe te interesuarve eshte te shikojne emisionin Opinion te Fevziut te se enjtes se shkuar . Shiko pergjigjen e Bylykmashit te PD-se dhe te ministres(emri nuk me kujtohet) se PS-se per te kuptuar qe keta nuk duan ndryshime por status quo .
    Por PD-ja ketu gabon rende se nga mosndryshimet , perfituesja me e madhe eshte PS-ja dhe jo PD-ja .
    Por populli i shkrete çfaje ka ? Pse duhet te vuaje nje popull i tere per teket e dy personave ? Kete popull keta palaço e kane perdor , po e perdorin dhe duan ta perdorin perjetesisht si lecke . Ne qafe paçin veten , por nuk duhet te harrojne se çdo gje e ka nje fund edhe durim e ka nje fund .

  3. O Bushat edhe Shullak!a nuk e kuptoni qe po e merni ne qafe opoziten me nxitjen qe i beni per te sfiduar nderkombetaret dhe shtetin,a e kuptoni qe rruga radikale qe po ndjek Basha i nxitur nga Berisha po çon drejt zhdukjes se PDse dhe po na e beni Ramen mbret???!!!

  4. Bravo ju kjoft ,qy keni vendos t rifuteni n qader nr 2 .Fitorja esht shume prane jush ,por ju jeni kundershtaret e rams qi bon sikur nuk ju pjerdh por ju do fitoni tani afer .

  5. Parimisht opozita ka te drejte, por problemi eshte nese ky qendrim eshte parimor, apo diktohet nga dicka tjeter

  6. Po presidenti eshte dakort apo jo?Opoziten e ka henger Zita ka vetem lufte hajdutesh se kush vjedh me shume,ato te tjerat jo OKB jo OSBE jo Venecia jo Martaneshi jane perralla.Shume po vriten per kete shtet demokrat.

  7. Kushtet e opozites jane muzike per veshet e njerezve normale ne kete vend. Nje opozite qe i reziston presionit ne emer te parimit, apo parimit ne emer te ruajtjes se karrikes se Bashes, eshte ajo qe na duhet. Le te behemi pragmatiste ne, njerezit e thjeshte. Tashme kriza politike e provokuar nga opozita eshte fakt i njohur edhe nga nderkombetaret. Eshte momenti qe te kalerojme politikanet qe po bejne zgjidhje radikale, edhe nese e bejne per arsye te ndryshme nga tonat. Rrofte kriza, qe te rroje populli! Na duhen zgjidhje shume me te veshtira se marreveshja e radhes qe do perzere 500 mije shqiptare. #Kriza_shume_me_e_mire_se_marrveshja

  8. E keqja eshte se kemi perfunduar Republike Bananesh. Vendimet i marrin “nderkombetaret”.
    Praktikisht nuk funksionon si shtet i pavarur.
    Ne kete pike, s’ka fare rendesi se cfare bërtet Basha e cfare pëllet Rama

  9. O BUSHAT PO FOL NJE FJAL PER SYRINET SE I KANE SHKUARE QENET ATY DHE PAS PAK DO I KESHE DHE TI.

    NE 1944 HALLA E I THA NIPIT MOR BIRE PARTIZANET SHUME TE MIRE ATA SILLEN MIRE NUK MARRIN MOLLA DARDHE RRUSHE E MISRA NEPER BACET E FSHATARVE POR NIPI JA KTHEJ E MOJ HALLE TANI KESHTU BEJN POR KUR TE FITOJNE I DUAN TE GJITHA ME GJITH RRENJE DHE SKANE PER TU DALUR DHE KESHTU NDODHI MOS RUAJ B..TENDE SE PO MBARUAN ME TJERET PASTAJ VINE ATY.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *