• |
ide | kryesore

Atentati në Kinostudio/ Dalin pamjet, momenti kur Santiago Malko qëllon ndaj vëllezërve Mumajesi (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Janë publikuar pamjet e plagosjes së dy vëllezërve, Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në një agresion të datës 27 qershor të vitit 2018 nga ish-polici i ekzekutuar në mënyrë mafioze, Santiago Malko.

Në pamjet e bashkëngjitura më poshtë, Malko shfaqet në fund të shkallëve teksa qëllon me armë zjarri dy vëllezërit Mumajesi, pas përshkallëzimit të një konflikti mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Enea” në zonën e Kinostudios, dhe në video shihet nisja e konfliktit jashtë ambienteve të llotos. Në video shihet i shtrirë përtokë Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, i mbuluar me gjak, ndërsa në fund të shkallëve ndodhet Malko dhe një tjetër person i akuzuar për këtë ngjarje, që mësohet se është shtetasi me iniciale R.M. Me bluzë të bardhë. Ndërsa i plagosur në këmbë shfaqet edhe i vëllai i Rivelinos, Juxhini, 24 vjeç.

Lidhur me ngjarjen, Policia asokohe shoqëroi 23 persona, por jo ish-policinMalko, që u përfol në media, si personi që shtiu me armë dhe plagosi dy vëllezërit për prishje të pazareve të drogës.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Lidhur me këtë ngjarje, Policia ka shpallur në kërkim tetë persona, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të gjithë.

Aktualisht, në pranga ka rënë vetëm Teta, i cili është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës. Në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Aga, Aleksander Maxhaku, si dhe Fatmir Hyseni, i njohur ndryshe me pseudonimin “Doqja”.

Malko, ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Megjithatë, pavarësisht kësaj ngjarjeje të rëndë, Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. ©Lapsi.al

 

https://youtu.be/OBAh_qCyVnI



2 Comments

  1. Shoqeri barbare! Per lesh do shkoni.

    Del gazetarja “profesioniste” ne TV-Klan, dhe komenton vrasjen e djeshme si te qe nje ndeshje Champions League. Per me teper ishte specie femer! Nderkohe ngjarja ritrasmetohet edhe sot ! Vari k! Talleshim me Kolumbine, por jemi bere me keq. Mjer brezi i ri cpo heq. 🙁

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *