• |
ide | kryesore

Gafa e një deklarate: Petrachi rrezikon skualifikimin e gjatë

Sport



10 shtatorin e kaluar, gjatë prezantimit të Mkhitaryan, Gianluca Petrachi kishte deklaruar, në lidhje me transferimin e munguar të Edin Dzeko: “Kur herën e parë në maj takova Inter vendosa cmimin tim e ai cmim nuk erdhi kurrë nga Inter”. Problemi mbi të cilin po heton tani Prokuroria e Figc, është se në maj drejtori sportiv actual verdhekuq ishte nën kontratë me Torino: tani rrezikon një skualifikim të gjatë.

Hetimi ka lindur piëkrisht nga fraza e thënë nga vetë Petrachi me sinjalizim të bërë nga presidenca e Figc. Zyrtarisht raporti me Torinon është mbyllur në 25 qershor, kur Cairo kishte liruar drejtuesin, duke marrë në këmbim nga verdhekuqtë një cmim simbolik për të rinjtë Freddi Greco e Bucri. Nëse provohet fajësia e Petrachi, drejtuesi rrezikon një skualifikim prej ndonjë muaji deri në një vit. Drejtuesi verdhekuq mund të bëjë pakt gjithashtu, duke transformuar sanksionin në gjobë ose duke e reduktuar në 1/3.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *