• |
ide | kryesore

Haradinaj: Nuk jam servil të fshihem pas SHBA kur bëj ndonjë gabim

Lajme, Të fundit



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se tarifat janë politikë dënuese ndaj Serbisë e cila duhet të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës. I akuzuar se ka prishur marrëdhëniet me SHBA-të ai thekson se nuk synon një marrëdhënie servile, por përmbajtjesore strategjike me Uashingtonin.

“Nuk e kuptojnë mirë marrëdhënien e popullit shqiptar me Amerikën. Nuk është marrëdhënie që prishet prej një individi, prej meje ose prej dikujt tjetër, është një marrëdhënie midis popujve, është një marrëdhënie në mes qëllimeve gjeostrategjike që na bashkojnë dhe unë jam këtu vetëm ta ndihmoj këtë marrëdhënie.

Fakti që u ndodha në Amerikë ditën e hapjes së fushatës mendoj që duhet të merret si një tregues që nuk jam shkaktar i prishjes së marrëdhënieve me Amerikën. Unë nuk dua të marrë merita për përmirësimin e marrëdhënieve sepse ato janë të popujve edhe nuk fshihem prapa Amerikës kur është nxehtë, kur është vështirë ose kur bëj punë të liga.

Ta zëmë kur rritet korrupsioni ose kur dua ta luftoj korrupsionin nuk fshihem prapa Amerikës. Ato i bëj sepse janë detyra të vendit tonë. Ju them edhe një herë, në Amerikë, nuk do të kishte funksionuar Amerika qe qindra vjet sikurse vlera kryesore të kishte qenë ai servilizëm.

Në Amerikë, njerëzit që i shërbejnë me besnikëri Amerikës edhe ia dedikojnë jetën, vlerësojnë besnikërinë e secilit për popullin e vet në radhë të parë. Për shembull edhe fjalimi i presidentit Trump që tregoj se kujt i takon e ardhmja domethënë ishte me rëndësi. Ai tha e ardhmja ju takon patriotëve jo globalistëve edhe kjo duhet të vjen në shprehje çdo herë” – tha Haradinaj. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Me ne fund nje politikan me kellqe ne trojet shqiptare! Dhe jo si ky surrelsk yne qe vishet me fustan vetem per te dal ne foto me « turpin e njerezimit » Donald Trump!!

  2. E gjithe udhheqsia e popujve eshte turpi i njerzimit . Pa perjashtim e pa vecime. Keta turp qe i thone vetes njerez. Le ata qe i votojne e qe ulerijne per ta. Bota ka dale mendsh e tera. Sa kohe del e brohoret per ta. Injorance e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *