• |
ide | kryesore

Historia/ Nga i papërshtatshëm për West Brom, në skuadrën B të Hoffenheim… tek katër golat ndaj Tottenham

Sport



Serge Gnabry një ditë më parë i bëri të zbaviten tifozët e Arsenal me katër gola, të parët për të në Champions, shënuar kundër Tottenham në 7-2 me të cilin Bayern Munchen u imponua në Londër. E megjithatë pak trishtim ka në buzëqeshjen e tij. Sepse Gnabry ishte një lojtar i Gunners, që në 2016 e la të largohej tek Werder Bremen për vetëm 6 milionë euro. I biri i një babai nga Bregu i Fildishtë e një nëne gjermane, Gnabry ka lindur në Stuttgard në 1995. Për vite besohej se Serge vinte nga një familje sportistësh: mendohej se i ati, Jean-Hermann, ishte një ish-lojtar i kombëtares së Bregut. Historia u mohua nga vetë Gnabry vetëm në 2016: “Im atë nuk ka qenë kurrë futbollist”.

Legjendat dihet i japin bukuri historive, por ajo e Gnabry nuk ka nevojë për ta zbukuruar: në moshën 16 vjec u largua nga sektori i të rinjve të Stuttgard për të shkuar tek Arsenal në këmbim të 100mijë euro. “Serge është një shpresë e madhe për të ardhmen, besojmë tek ai – tha në atë kohë Wenger –. Pikërisht si Oxlade-Chamberlain e Walcott, është i pajisur me një driblim të mirë, është i shpejtë dhe ka forcë fizike”. E në fakt, Gunners besonin tek ai; me debutimin në moshën 17 vjec e 98 ditë ishte vetëm i dyti më i ri (pas Wilshere) që kishte përfaqësuar Arsenal në Premier. Me kohën Gnabry po merrte një hapësirë gjithnjë e më të rëndësishme me londinezët, por, gjatë 1/8 të kthimit të Champions 2013-2014, u dëmtua në gju: fillimisht dukej vetëm një gjë e lehtë, por për një vit mbeti jashtë skuadrës.

Në 2015-16 u cua në huazim tek West Brom, edhe pse mardhënia me teknikun Tony Pulis nuk ishte asnjëherë idilike: “Serge nuk është gati të luajë në Premier League”, gjykoi tekniku. Gnabry nuk arrinte të luante, aq sa Arsenal e ndërpreu huazimin. Për Serge ishte një tjetër sezon i cuar dëm. Për këtë, ishte Gnabry që kërkoi të kthehej në Gjermani: refuzoi ofertën e rinovimit të Gunners për të luajtur me vazhdimësi. Ishte i bindur se mund të bënte mirë, i bindur se mund të shpërthente. por e dinte se duhet të luante dhe tek Arsenal nuk kishte hapësirë.

Në fillim Werder, pastaj, pas vetëm një viti Bayern, që për sezonin 2017-18 e kaloi në huazim tek Hoffenheim i Nagelsmann, duke shfrytëzuar kapacitetin e teknikut për të nxjerrë talente. Një periudhë me skuadrën B e pastaj 22 gola me të parën që e dërguan tek Bayern, ku me zhurmë golash e përfaqësime të jashtëzakonshme po bën të harrohet Robben e Ribery. Lojtari i kombëtares godet me të dyja këmbët, duke i dhënë mundësinë Kovac ta spostojë në të dy krahët. “Katër golat e mi? Kam pritur gjatë përpara se të arrija të shënoja golin tim të parë në Champions – tha 24 vjecari -. Të bëja 4 në një mbrëmje të vetme e për më tepër në një stadium anglez ishte cmenduri. Jam i kënaqur për tifozët e Arsenal që do jenë zbavitur, por i rëndësishëm për mua është vetëm Bayern”. E ai është po aq i rëndësishëm për bavarezët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *