• |
ide | kryesore

Franca hesht, Holanda kundër negociatave me Shqipërinë

Lajme, Të fundit

Vështirësohet njehsimi i qëndrimeve për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërinë në gjirin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në takimin e 28 ambasadorëve të përhershëm të BE-së mbajtur në Bruksel, Franca nuk ka prezantuar ende një qëndrim lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Holanda është mjaftuar duke thënë se qëndrimi i saj për Shqipërinë nuk ka ndryshuar.

Për qeverinë holandeze, aktualisht mbetet ende në fuqi mocioni i parlamentit holandez të aprovuar në qershor të këtij viti, kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kjo është konfirmuar sot për ABC Neës nga burime zyrtare holandeze.

Ndërkohë një tjetër shtet i është shtuar listës së skeptikëve për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Danimarka ka lënë të kuptohet, se tashmë vendi ka një qeveri të re, që nuk është entuziaste për zgjerimin dhe rrjedhimisht mund të jetë më strikte se qeveria e mëparshme.

Këto elementë pengojnë ambasadorët e përhershëm që të punojnë mbi një tekst të përbashkët për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Askush deri tani nuk mund të thotë nëse ky tekst do marrë formën e vendimit të Bundestagut për të dyja vendet apo jo.

Paralelisht me këtë, ka shtete anëtare të BE-së që shohin probleme me qasjen e deritanishme për zgjerimin, pasi nuk po jep rezultatet e pritshme edhe me vendet që kanë hapur negociatat, si Serbia dhe Mali i Zi, lidhur me forcimin e shtetit ligjor dhe të drejtat themelore. Kjo po e thellon ndarjen brenda shteteve anëtare.

Ambasadorët e përhershëm do të mblidhen sërish të mërkurën e ardhshme për të diskutuar qëndrimet e tyre.

Nga eksperienca e vitit të shkuar, nuk përjashtohen disa takime të tilla për të mundësuar formulimin e teksteve për të dyja vendet deri në datën 15 tetor, kur pritet të merret vendimi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

3 Comments

  1. Cfare negociatash duam ne !!!
    Ne duhet te pastrojm shqiperin nga gjakpiresit pare se me kerku negociiata. A more atdhe se posht ke ren. Sa te dua moj Shqiperi e sa me dhimbesh nga keta qelbesria se po te marin Shpirtin dira dita…
    Atdhe il kur do gjejm shpetim !!!

  2. Kjo foto qe eshte duke udhezuar Makronin nga mbrapa si me qene tao tao me kujton ate dite kur i turrej nga mbrapa Trumpit me nje zgerdheshje te peshtire prej servili dhe hipokriti. Po foton me te nuk pati turp qe e botoi me nje shejtesi sikur do gezonte popullin qe priste me goje hapur. Cudi per Zotin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu