• |
ide | kryesore

Vrasja në Mirditë, identifikohet viktima (EMRI)

Lajme, Të fundit



Është identifikuar 34-vjeçari i vrarë këtë pasdite në fshatin Zall Xhuxhë të Fanit, në Mirditë.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Eri Zefi, banues në Kurbin, i cili humbi jetën si pasojë e një ekzekutimi me armë zjarri.

Grupi hetimor vijon të qendrojë në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të krimit.

Ndërkohë, forca të shumta policore kanë “blinduar” zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *