• |
ide | kryesore

Lamtumirë Casillas, Leverkusen është viktima 33: Juventus i gëzohet rekordeve të CR7

Sport



Cristiano Ronaldo arrin të regjistrojë rekorde edhe në një mbrëmje në të cilën nëse nuk do të kishte shënuar golin e 3-0 ndaj Bayer Leverkusen në minutat e fundit do të kishte qenë më i dobëti i Juventusit statistikisht. Si për disa raste goli të çuara dëm, ashtu edhe për një seri pasaktësish. Por duke qenë i jashtëzakonshëm, CR7 përfundon gjithnjë të paktën në faqen e pare të gazetave. Dhe e bën në mënyrën më objektive të mundshme duke i lënë numrat e tij të flasin vetë: që janë thjeshtësisht impresionuese.

Ronaldo i ka shënuar 33 skuadrave të ndryshme në Champions League, duke barazuar rekordin e Raul. Dhe dje në mbrëmje Ronaldo ka kaluar një tjetër emër që ka bërë histori në Champions: tani është lojtari që ka fituar më shumë ndeshje (102) në Champions League (Casillas është në kuotën 101). Dhe ka edhe një tjetër kuriozitet: CR7 ka kaluar kufirin e 50 ndeshjeve me Juven duke përfshirë të gjitha kompeticionet së bashku. Dhe në të 57’ të ndeshjes kundër Bayer Leverkusen, portugezi ka dhënë goditjen numër 100 në pasqyrën e portave kundërshtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *