• |
ide | kryesore

Lista/ Zbulohen “tentakulat” e Soros në Shqipëri, 28 organizatat që financohen nga Fondacioni “Shoqëri e Hapur”

Lajme, Të fundit



George Soros është një figurë kontroverse me famë globale, i lëvduar nga njëra anë për punën e tij filantropike me Fondacionin “Shoqëri e Hapur” dhe i anatemuar nga ana tjetër si një “oktapod” që përmes ndikimit të tij ekspasionist nëpër botë, dobëson demokracitë, zhvlerëson nocionin e nacionalizmit dhe rreket për të imponuar qasje mbikombëtare.

I tillë është përshkruar edhe në Shqipëri, ku bazuar nga fakti se pothuaj dy duzina të instituteve, lëvizjeve apo organizatave që operojnë në shoqërinë tonë, të cilat promovojnë vlerat referenciale të demokracive të shëndetshme, financohen nga fondet e disponuara prej Soros, duke ngritur dyshime në kufi të teorive konspirative se manjati në fjalë kontrollon politikën shqiptare.

Le të ndalemi tek disa prej organizatave që kanë përftuar para nga Soros (lista më poshtë), një pjesë e konsiderueshme e të cilave vijon të realizojë projekte falë Fondacionit “Shoqëri e Hapur”.

1. ” Lëvizja Europiane në Shqipëri,
2. “Qendra për studime parlamentare”,
3. Lëvizja “Mjaft”,
4. Partnerët e Shqipërisë,
5. Instituti për demokraci dhe ndërmjetësim,
6. Këshilli Zgjedhor i Shqipërisë “Respublika”,
7. Instituti i mediave shqiptare,
8. Instituti shqiptar i studimeve ndërkombëtare,
9. Instituti shqiptar për studime bashkëkohore,
10. Komiteti shqiptar i Helsinkit,
11. Aleanca gjinore për zhvillim,
12. Shoqata “Refleksione”,
13. Shoqata për popullsinë dhe zhvillimin,
14. BIRN Albania,
15. Open Data Albania,
16. Open Spending Albania
17. Qendra për përparimin e zhvillimit njerëzor (CUCHR).
18. Platforma shqiptare për avokim të politikave,
19. “Transparency International”- Shqipëri,
20. Instituti “Agenda”,
21. Instituti për menaxhim Lindje-Perëndim.
22. Organizata “Lëviz Albania”
23. Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome
24. Shoqata “Fëmijët janë e ardhmja”
25. “Instituti për Studime Politike”
26. “Porta vendore”
27. “Dhoma Zgjedhore”
28. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes

Mirëpo, multi-miliarderi pretendohet se ka krijuar në vendin tonë një bazë të qendrueshme edhe përmes kryeministri Edi Rama, i cili gëzon përkrahjen e hapët të tij. Kanë qenë të shumta akuzat se Soros mban në kthetra politikën shqiptare, liderët e partive, institucionet e drejtësisë, për devijimin e rrugës së reformave sipas interesave të fondacionit. Soros është parë jo pak herë të takohet me krerët e shtetit, madje edhe në darka miqësore.

Mbas rënies së murit të Berlinit, ai krijoi Universitetin Evropian Qendror, ku kanë studiar si bursantë disa politikanë shqiptarë. Etja për pushtet e Soros u shtua në vitin 2000, ku zgjeroi fushat e influencës përmes financimeve, me marrjen në “patronazh” të “përmirësimit të qeverisjes” dhe “integrimin në BE”. Në vitin 2013 Soros themeloi edhe Fondin e Menaxhimit, nga i cili akumuloi një shumë prej 13.3 miliardë $. Miliarderi vizitoi për herë të parë Shqipërinë në 2005, në kohën e qeverisë Berisha, kur erdhi në Tiranë me misionin për të nxitur qeverinë shqiptare në zbatimin e programit për integrimin ekomoniko-social të romëve. Në këtë vizitë u takua me krerët e shtetit dhe kryetarin e atëhershëm Bashkisë së Tiranës, shefin e qeverisë së sotme, i cili i akordoi titullin “Qytetar Nderi”. Ndërsa, Soros erdhi për herë të dytë në Shqipëri në dhjetor të 2014-ës, ku pati një darkë tashmë me mikun e tij Rama.

Këtu vijmë tek një pikë e nxehtë debati rreth aktivitetit të Sorosit në Shqipëri. Duke qenë se shumica e projekteve që marrin këto fonde, kanë të bëjnë me qeverisjen, ligjet dhe institucionet shtetërore, si edhe afria e tij e pamohueshme me zyrtarin më të lartë të vendit, dyshimet e ngritura se përmes këtyre “tentakulave” Soros kontrollon konjukturat e politikës shqiptare, përligjen deri-diku.

©Lapsi.al

 

 



10 Comments

  1. Kush nuk I qiu ne goj Krymat e kuq?
    Qe nga tito stalin Maoceduni tani ua prishen bythen amerikanet
    Krymat mavi Jane specie qe jetojen me lepirje bythe

  2. Si ka mundesi qe nuk ka media sot qe ska publikuar bursen prej Sorosit te perfituar nga Basha, Jamarber Malltezi dhe Argita Berisha, plus financimeve te bera te shoqates se krijuar nga Argita Berisha dhe ju nuk e keni permendur ne asnje rrjesht. Kaq te verbuar jeni pas Rames?

  3. Duke qenë se shumica e projekteve që marrin këto fonde, kanë të bëjnë me qeverisjen, ligjet dhe institucionet shtetërore, si edhe afria e tij e pamohueshme me zyrtarin më të lartë të vendit, dyshimet e ngritura se përmes këtyre “tentakulave” Soros kontrollon konjukturat e politikës shqiptare, përligjen deri-diku

    Duke qene se kemi nje deshtim total te ketyre ovjektivave atehre mund te themi qe lekt qe jane shpenzuar nuk ia kane arritur qellimit. Presupozohet se qellimi eshte mireqeverusja dhe demokracia e shendoshe….
    Pra Soros qe pasurine e ka vene mbi pasigurite e tregjeve nderkombetare te financave kryesisht te themi , atehere valle si do te perfitoje nese cdo gje ecen ok dhe eshte stabel ??
    Pra oer sgkak te kteij deshtimi prej dekadash qellimi zvetebohet , behet i padukshem jo transparent dhe empirikisht arrijme ne rezultatin qe kerkohet kontrolli i shoqeribe dhe k4ijimi i pasigurive ne kete vend per te kontrolluar me sgume me ane te varesise se.shtuar dhe me te madhe ndaj nderkombetareve pra jo partneritet jo varesi as vasalitet per nenshtrim i plote ndaj ambasadave pa ambasador eurokrateve bastard si vlahutin apo soreca dhe tipave leshko shejtan budalla si boshkari etj monstra nderkombetare qe su plas trapi per lete vend.

    Pra ky njeri Edi Rama ka kontributin per hapin e madh drejt varesise nga bolet e soros dhe veglave te tij

    The great leap forward to Soros open society

    Documentary E.R.T.V

  4. Bashen argiten malltezin hollandezen e luluse I ka palluar sorosi me mijera euro dhe ky mandi nuk e permend fare,keto edhe sot paguhen nga sorosi per te bere rremuja qe te marin ndonje zarf te majme

    1. Po merkeli dhe ursula qe kane vene sorosin ne kontroll te financave ? Apo po e bejne per te promovuar tolerance meqe po perdorin politiken shqiptare per ti mbullur gojen dhe te shfarrosin te drejtat duke perdorur dopio standartin ?

  5. Opa markeli….ben qef, thotenju do punoni si kafsh por meritat do i keni aq sa ja u uli steken rama sepse nuk koret armet te benit kryengritje. Akoma nazist ngelen, por modern ama, me flok te bukura sepse fundja kjo eshte nje loje.

  6. KETA PASKAN ZAPTUAR GJITHÇKA DHE NE DUAM NDRYSHIME . ABSURDITET .
    VETEM REVOLUCIONI I ZGJIDH PROBLEMET E KETIJ VENDI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *