• |
ide | kryesore

Mario Dedivanovic, ‘ Dikur prindërit e mi pastronin zyra si kjo e imja’

Paparazzi, Slider



Grimieri shqiptar, Mario Dedivanoviç ka realizuar ëndrrën e tije në ditën e ditëlindjes.

Me anë të një postimi në Instagram Mario ka treguar se ka blerë zyra të reja në New York, zyra që dikur prindërit e tij i pastronin.
“Oh Zot. Mora sot çelësat e zyrave të mia të reja në New York për ditëlindjen time të 37. U zgjova i lumtur për të ardhmen dhe i shastisur sepse kjo ka qenë ëndrra ime për 2 dekada. Kur prindërit e mi erdhën në këtë shtet, pastruan zyra si këto për vite me rradhë. Unë gjithmonë kam ëndërruar të jetoja në New York dhe të kisha zyrat e mia pranë. Sot kjo ëndërr u bë realitet…20 vite më vonë.

Shikoni, e di që duket kohë shumë e gjatë, por unë jam mirënjohës për këtë udhëtim, për punën e palodhshme që më çoi këtu. Jam më i mençur tani. Kam më shumë eksperiencë. Po bëhem mashkulli që kam përfytyruar.Ky është thjesht një hap më shumë në këtë udhëtim të gjatë. Ose më mirë të themi një copë e pazëllit. Për të gjithë artistë – Ju lutem kurrë mos hiqni dorë nga qëllimet dhe ëndrrat tuaja. Shumë njerëzve u duhen vite për të arritur ku duan.
Më besoni, shpeshherë për pak kam hequr dorë. Besojini vetes, qëndroni të fortë. Faleminderit përmbështetjen gjatë këtyre viteve dhe që e bëtë ëndrrën time realitet. Ky është thjesht fillimi i një kapitulli tjetër. Ju dua të gjithëve, ok e mbylla”, shkruan Mario.

 

Image

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *