• |
ide | kryesore

Mijëra dollarë për foton e Ramës me Obamën, PD i drejton 9 pyetje Prokurorisë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Partia Demokratike i kërkoi prokurorisë të nisë hetimet për pagesën e 80 mijë dollarëve të paguar nga Edi Rama për foton me Presidentin e SHBA, Barack Obama në vitin 2012.

Kërkesa e PD-së i është dërguar prokurorisë pas vendimit të gjykatës amerikane për të dënuar me burg William Argeros, shtetas amerikan, që ka paguar 80 mijë usd për llogari të Edi Ramës.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Burg në ShBA edhe për pjestarin e dytë të skandalit të fotos Rama -Obama 

Në kërkesën e PD-së dërguar Prokurorisë, shtrohen 9 pyetje kryesore, të cilave duhet t’i përgjigjet prokuroria.

  1. Ku i gjeti Edi Rama 80 mijë dollarë në një kohë kur, sipas deklarimit të tij të pasurisë, ai nuk zotëron një pasuri të tillë në vitin 2012?
  2. A janë këto para të përfituara nga korrupsioni apo janë financim nga një burim i paligjshëm dhe i padeklaruar?
  3. Cili është burimi i këtyre parave?
  4. Çfarë kanë marrë sponsorizuesit në këmbim të këtyre parave?
  5. Çfarë përfitoi në këmbim të këtij veprimi Edi Rama?
  6. Pse nuk është deklaruar si shpenzim kjo shumë e konsiderueshme prej 80 mijë dollarë?
  7. A është deklaruar ligjërisht disponimi i shumës prej 80 mijë dollar nga shtetasi Edi Rama, në kuadër të detyrimit të tij për deklarimin e pasurisë për vitin 2011, si Kreytar i Bashkisë Tiranë dhe a janë paguar taksat dhe detyrimet e tjera financiare ndaj shtetit shqiptar, për këtë shumë?
  8. Si është siguruar shuma prej 80 mijë dollarë nga shtetasi Edi Rama dhe a është ajo ligjërisht e justifikuar?
  9. Nëse shuma prej 80 mijë dollarë nuk është deklaruar dhe nuk është ligjërisht e justifikuar, a është kjo shumë produkt i një vepre penale a veprimtarie kriminale të kryer nga shtetasi Edi Rama apo financuesi i tij?.

Nga provat e reja të dala në dritë pas dënimit me burg të shtetasit amerikan që ka paguar në emër të Edi Ramës për foton, PD thotë se Edi Rama ka konsumuar të paktën 3 vepra penale, nga veprimet e tij të kundërligjshme.

Konkretisht, Edi Rama duhet të hetohet për veprat penale:

  1. ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, e parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal;
  2. ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, të parashikuar nga neni 257/a  i Kodit Penal;
  3. dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

PD vë në dukje se Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Tiranës kanë standarde të dyfishta, pasi nuk nisin kurrë hetime kryesisht për veprimtarinë kriminale të kryeministrit Edi Rama apo drejtuesve të lartë të qeverisë dhe partisë në pushtet.

Partia Demokratike vlerëson se mënyra sesi do të veprojë prokuroria, është tregues tjetër për zbatimin apo jo të ligjit, pasi deri tani, nën kontrollin e qeverisë, i ka shërbyer kulturës së pandëshkueshmërisë, duke mos çuar para drejtësisë asnjë zyrtar të lartë.

6 Comments

  1. Pyetjet jan te drejta. Rama duhet te pergjijget. po keta qe bejn pyetjet duhet te pergjijgen njeher per pyetjet qe u ka ber prokuroria (rruga kombit, gerdeci, 21 janari, financimi rus, etj etj)

    1. Po (po te fal nje emer Mut)mor Mut ke te drejte . Per rrugen e kombit u be nje gjyq dhe personat u pergjigjen. Per Gerdecin u be nje gjyq dhe personat u pergjigjen. Disa shkuan ne burg. Po per 21 janarin personat u pergjigjen . Disa shkuan ne burg. Per financimet ruse u shurroset fund e krye e snxoret gje. Tani te pergjigjet Ramuti ne gjyq per te tijat. Te veje njehere ne gjyq e ta shohim.

      1. Po edhe nexhmijen ta denojne per genocidin komunist 1941-1991 dhe pastaj cdo gje do te jete perfekte. O sufllaqexhi nqs 21 Janari do te hetohet me paanshmeri edmashtruesi jot e ha sa krahu sepse ai e stisi me detaje mos te themi qe hamendesohet nga faktet e pasdisa viteve se mund ti kete orientuar ai vete me mendjen e tij diabolike qitesit e individeve me mes te turmes. Llupon e me jashte sot kurse ate tjetrin kryetar rilindes bashkie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu