• |
ide | kryesore

Ndryshim drastik i motit, të enjten kthehen shtrëngatat

Lajme, Të fundit



Të enjten pritet që moti të ndryshojë në mënyrë drastike në të gjithë territorin e Shqipërisë duke shënuar rikthimin e reshjeve të shiut të cilat në disa zona do të shoqërohen me shtrëngata. IGJEUM parashikon që në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive të shoqëruara me shtrëngata.

“Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në mbrëmjen e datës 3 tetor 2019 dhe pjesa e parë e ditës në vazhdim 4 tetor 2019, mund të shfaqen përmbytje të vogla lokale me afat të shkurtër.”-njofton IGJEUM. Në zonat urbane problemet nga përmbytjet janë të varura nga gjendja e kanalizimeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 17 / 25 °C

-në vendet e ulëta: 15 / 27 °C

-në vendet malore: 10 / 21 °C.

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe zonat malore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *