• |
ide | kryesore

Negociatat/ Rama dorëzohet, heq dorë nga joshja e Macron

Arkiva, Kryesore



Edi Rama ka hequr dorë nga arti që di të ushtrojë më mirë, ai i joshjes së prtnerëve ndërkombëtarë, së pakuu kur flitet për presidentin e Francës, Macron. As përpjekjet për t’a veshur trendi me atlete Adidas, as tratativat për të lobuar me anë të dikujt që presidenti francez e dëgjon, ish pararadhësit Sakrozi që u ftua në Tiranë dhe Butrint, me sa duket nuk kanë dhënë rrezultat. Dhe Edi Rama është dorëzuar duke e mirkuptuar në heshtje injorimin e Macron për Shqipërinë.

“Presidentin e Francës s’e ndikon as gjykata kushtetuese në Shqipëri e as reforma jonë zgjedhore, nuk kanë lidhje. S’janë në sferën e interesave e të vëmendjes së tij. Nuk jam në gjendje të them cili do të jetë qëndrimi i Francës. Po mirëkuptoj plotësisht, që Franca është një vend i madh, ka të drejtë të shohë ndryshe raportin me BE dhe ka të drejtën të mos e ketë mendjen te ne, pavarësisht sa e padrejtë na duket ne kjo” – ka thënë sot kryeministri.

Ai ka përmendur se kjo qasje franceze vjen nga optika që ka Macron përndryshimin dhe reformimin e BE, duke krijuar një bashkësi me disa shpejtësi. Kjo ide që ka ardhur pas mopërputhjeve të anëtarëve tradicionalë me disa nga ish vendet lindore të antarësuara së fundi, e ka bërë Parisin që të kërkojë një pezullim të pranimeve të reja deri sa të kryehet procesi i reformimit të BE.

Résultat de recherche d'images pour "rama macron atlete"

Rama, Makron dhe ministri i Jashtem, Drian

Gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet europiane të këtij viti, kryesuesja e listës të partisë së Macron dhe ish ministrja e tij e Europës, Nathalie Loiseau (poshte), u shpreh se ishte ajo që e bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë në vitin 2018 dhe se i njëjti skenar do të përsëritet. “Ajo që bllokoi zgjerimin e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë, isha  unë si ministre. Vendimet brenda BE merren në unanimitet. Franca luftoi për tetë orë në atë mbledhje për të bindur partnerët që të thonin jo. Këtë e bëri vetë edhe presidenti Makron. Ju mendoni se ai ka ndryshuar mendim per nje vit’, replikoi ajo me kundershtarët politike që e akuzonin Macronin do hape negociatat me Shqiperinë.

“Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër, ata janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë ata, por zgjerimi tani nuk është i mundur”-tha këtë verë ajo, gjë që bën që ende edhe sot qëndrimi i Francës të pritet me dyshim, pavarësisht nga kushtet e forta që vuri Gjermania.

©Lapsi.al

 

 



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *