• |
ide | kryesore

Negociatat/ “Refreni” i Ramës: Nuk varen nga ne, ndikon politika e brendshme e BE

Lajme, Të fundit



Pavarësisht se Bundestagu gjerman kushtëzoi përmes 9 pikave dhënien e pëlqimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kryeministri Edi Rama, pasi regoi me një falenderim patetik ndaj kancelares Angela Merkel, vijon të përsërisë një refren të vjetër si shfajësim ndaj dështimeve të qeverisjes që e kanë lënë Shqipërinë në “paradhomën” e familjes së madhe evropiane.

Në një dalje për mediat që kishte në fokus prezantimin e paketës së vendimeve për të prekurit nga tërmetet e fuqimshme që tronditën vendin rreth dy javë më parë, në përgjigje të interesit të gazetarëve, Rama ka komentuar mbi mundësinë e nisjes së bisedimeve me Brukselin zyrtar, duke u shprehur se negociatat tanimë nuk varen më nga Shqipëria, “por nga të tjera arsye jashtë nesh”.

Negociatat nuk do lodhem së përsëritur po është mirë që edhe ju mos keni ngurrim ta thoni: Nuk varet nga ne, varet nga të tjera arsye jashtë nesh. Dhe jam shumë skrupuloz, deri sa kemi kaluar edhe Bundestagun s’ka më asgjë që lidhet me ne. Reformën e BE  dhe vizionin e kësaj reforme për ndryshimin rrënjësor të BE që ka Presidenti i Francës s’e ndikon as Gjykata Kushtetuese në Shqipëri e as reforma zgjedhore, nuk kanë lidhje.”- ka thënë Rama.

Më tej, kreu i qeverisë është përpjekur të relativizojë peshën vendimtare të 9 kushteve të vendosura nga Bundestag, duke thënë se edhe pas hapjes së negociatave, kur do të vijohet me artikujt e njëpasnjëshëm të “acquis communitaire”, të njohur si “kushtetuta” e BE-së, do të na duhet të plotësojmë një sërë kriteresh të tjera. “Duhet të mësohemi me faktin që ky është një proces me kushte i gjithi, unë qesh kur i dëgjoj jo 2 jo 9. dy kushtet janë të rëndësishme pasi na cojnë në tryezë të konferencës ndërqeveritare, pastaj të tjerat, cdo hap, cdo kapitull ka një kusht, për pyjet për peshqit për ajrin për detin ” u shpreh kryeministri.

Javën e shkuar, legjislativi i Gjermanisë, votoi për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut, pa asnjë kusht, ndërsa për Shqipërinë vendosi plot 9 kushte, që variojnë nga realizimi i Reformës Zgjedhore në mënyrë gjithëpërfshirëse, e deri tek vënia përpara drejtësisë e zyrtarëve të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve. ©Lapsi.al

 



4 Comments

  1. Ka nje problem ne ato qe thote ky makinisti i trenit te pandalshem qw me sa duket po shkon ne gremine, Bundestagu gjerman. Se pari Mogherini, Hahn, Soreca apo edhe Kocijancic, menjehere pas vendimit te Bundestagut dolen e thane qe negociatat u hapen. E vertete apo e genjeshtert? Kete duhet ta thote vete “shefi i madh”. Por vendimi i Bundestagut ka edhr dicka tjeter, e ketu dalim tek pika e dyte. Shqiperise i hape. negociatat, por ato do te fillojne pas plotesimit te 9 kushteve dhe kush eshte fajtori per keto 9 kushte? Me siguri Sali Berisha. Ne nje konference shtypi diten e sotme, “shefit te madh” i doli padashur shprehja “CDU eshte nje parti shume e informuar…” . Natyrisht qe nuk ka dashur te thote kete, por subkoshienca dhe fjalet e teperta qe thote gjate gjithe dites, me sa duket e kane ngaterruar deri ne ate pike, sa te bjere brenda me gojen e vet. Dhe “embelsira” ne fund, a ka ndonje BE tjeter qe e pranon Maqedonine e Veriut? Jo per gje por nuk mund te thuhet qe Shqiperine nuk e pranojne per arsye te brendshme te BE, ndersa nje shtet tjeter me afro 40% shqiptare e pranojne. Me sa duket “shefi i madh” i konsideron te gjithe shqiptaret si enturazhin e tin qe mezi c’pret te duartrokase cdp fjale te tijen dhe beson se gjithe shqiptaret jane te tille. Shkurt heaapi, tani ka prekur fundin dhe treni i fuqishem po bie ne nje gremine nga ku zor se mund te dale kollaj. Vetem nese frenon ne momentin e fundit, por kjo duket e veshtire sepse me sa shihet nuk ka frena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *