• |
ide | kryesore

Princ Harry hedh në gjyq tabloidin, ‘Nuk dua të jem dëshmitar i vuajtjeve të Meghan’

Arkiva



Çifti mbretëror Princ Harry dhe Dukesha Meghan Markle kanë vendosur të padisin tabloidin britanik “The Mail on Sunday”.

Një padi e tillë vjen pas publikimit të këtij tabloidi të një letre të shkruar me shkrim dore nga Markle drejtuar të atit. Mësohet se Princ Harry e ka krahasuar atë çfarë po i ndodh Meghanit me atë çfarë i ndodhi vite më parë nënës së tij, Princeshës Diana.
“Dikur humba nënën, ndërsa tani po shoh gruan time të jetë viktimë e këtyre forcave të fuqishme. Nuk dua të jem dëshmitar i vuajtjeve të saj”,-ka thënë ai.
Sipas mediave frika e tij më e madhe është që kjo histori të përsëritet dhe për këtë arsye së bashku me avokatët kanë nisur procedurat ku akuzojnë tabloidin për shpërdorim të informacionit privat. Nuk është hera e parë që ata përballen me probleme që u vijnë nga publikime në media



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *