• |
ide | kryesore

Projekt-rezoluta për negociatat/ Kuvendi i jep të drejtë Bushatit, miratohen amendimet e propozura

Lajme, Të fundit



Komisioni Integrimit ka miratuar sot amendimet e propozuara nga ish-ministri i Jashtëm dhe aktualisht deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati për projekt-rezolutën në lidhje me mbështetjen e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, që u propozua nga dy deputetet Senida Mesi dhe Rudina Hajdari.

Kjo e fundit, në cilësinë e kryetares së komisionit u shpreh se palët janë dakordësuar për amendimet në fjalë dhe se Kuvendi pret një përgjigje pozitive nga Këshilli Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Në relacionin e publikuar ditën e djeshme (lexo më poshtë), Bushati theksonte së pari se duhet ndryshuar emërtimi i projekt-rezolutës. Më tej, ligjvënësi socialist rendiste pika të tjera të rezolutës që duhet të ndryshoheshin sipas tij, së bashku me argumentin përkates ku bazohet propozimi.

Propozimet e Bushatit përfshijnë dhe rekomandimet direkte që Kuvendi duhet t’iu bëjë institucioneve përgjegjëse për ngritjen e menjëhershme dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsiont (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), brenda vitit 2019.

Propozimet e plota të Bushatit:

Kuvendi nuk ka tagër vendimmarrës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Amendim për vlerësimin e punës përgatitore të nisur nga KE me institucionet shqiptare të njohur si procesi“screening”.

Të rikonfirmojmë angazhimet që burojnë nga Rezoluta  e Kuvendit të Shqipërisë datë 24.05.2018

Kuvendi të nxisë institucionet e tjera përgjegjëse me qëllim ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsiont (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), brenda vitit 2019.

Kuvendi të angazhohet në përfundimin e reformës zgjedhore brenda vitit 2019, në përmbushje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të drejtë, të ndershëm dhe demokratik.

Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave të konsolidojë ritmin e reformave, veçanërisht me fokus sundimin e së drejtës dhe liritë e të drejtat themelore.

Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave që të paraqes brenda datës 31 Tetorit 2019 planin e punës, metodologjinë, planifikimin e burimeve njerëzore dhe financiare në mbështetje të procesit të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Kuvendi i bën thirrje Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian që në përputhje me rekomandimin e Komisionit Evropian të 17.04.2018, rikonfirmuar në 29.05.2019, si dhe Konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian, të mbeshtetur nga Këshilli Evropian, të qershorit 2018, të zyrtarizojnë hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Republikën e Shqipërisë.

 



2 Comments

  1. Ku ballgjeri down, hajdut, imoral dhe gjysem analfabet merr vesh shume nga rezolutat sepse e kane mesuar akademiket zezak te bananes braziliane. Sa i pafytyre ky faqezi si nuk ka gramin e turpit dhe ende del poshte e perpjete e kerkon te shese moral bastardi ne gene. O zdrale nuk ka kohe te merret njeri me ty pervec KLSH dhe prokurorise per korrupsionin qe ke bere ne ministri sebashku me sekseren blerta kardazej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *