• |
ide | kryesore

Skandali/ Postim për shokun tek Manchester City: Bernardo Silva nën hetim për racizëm

Sport



Racizmi është në qendër të diskutimeve në Angli, aq shumë sa ndonjëherë fajtorë po bëhen edhe ata që nuk kanë. Bernardo Silva, mesfushor i Manchester City, është akuzuar nga Football Association, federata angleze e futbollit, për sjellje të pahijshme. E gjithë cështja ka nisur nga një tweet i futbollistit për shokun e skuadrës Benjamin Mendy: një foto e mbrojtësit francez fëmijë, të cilës i është vënë pranë logo e një marke të njohur cokollatash spanjolle me dedikimin e portugezit “Gjeje kush?” me një emoticon që qesh.

Qëllimi i Bernardo Silva nuk kishte të bënte fare me racizmin e, menjëherë sapo e kuptoi gabimin, mesfushori i City e fshiu postimin. Shoqatës anti-raciste Kick It Out nuk i ka shpëtuar postimi e ka proceduar duke sinjaliazuar Football Association. Tani portugezi akuzohet për dhunim të agravuar të rregullave Fa për “referime të pahijshme për racën, ose ngjyrën ose origjinën etnike” e duhet të prezantohet për tiu përgjigjur pyetjeve mbi cështjen brenda 9 tetorit.

Gjithnjë përmes Twitter futbollisti, i tronditur nga cështja, ka postuar mendimin e tij: “Can’t even joke with a friend these days… You guys…” (Nuk mund as të bëj shaka me një mik në këto ditë … Djema …).




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *