• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gruaja e pastrehë mahnit kalimtarët me zërin e saj

Syri i Lapsit



Një grua e pastrehë me një zë prej engjëlli, mahniti përdoruesit e metrosë në Los Angeles kur nisi të këndonte për ta. Teksa shtynte karrocën me ato pak gjëra që i konsideron pronë të sajën, gruaja e panjohur filloi të këndonte me lehtësinë më të madhe një arie të Puçinit.

Të gjithë të pranishmit u befasuan. Ata e filmuan skenën, dhe videoja e postuar në rrjetet sociale, u bë shumë shpejt virale, duke marrë me mijëra klikime dhe komente. Ishte një oficer i policisë së Los Angelesit, Hector Guzman, ai që e filmoi gruan, pamjet e së cilës shfaqen edhe në profilin e tij në Twitter.

“4 milionë njerëz e quajnë Los Angelesin shtëpinë e tyre; 4 milionë histori; 4 milionë zëra; ndonjëherë thjesht duhet të ndalosh e të dëgjosh vetëm njërin prej tyre, një zë të mrekullueshëm”, – ka shkruar ai. Guzman nuk ka pranuar të japë intervista, edhe pse interesimi mediatik për të ka qenë i madh, duke theksuar se e gjithë vëmendja duhet fokusuar tek gruaja, e cila meriton të ndihmohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *