• |
ide | kryesore

“Xheloz për suksesin e Dolberg”: hajduti i orës 70 mijë euro rrëfen motivin

Sport



“E bëra ndoshta për pak xhelozi, jo për fitimin por për ndrydhjen e pakënaqësinë që më bën të ndjej fakti që nuk merresha në konsideratë”. Këto janë motivet që e kanë shtyrë Diaby-Fadiga drejt gjestit që i kushtoi vendin e punës tek Nice. Sulmuesi i vodhi shokut të skuadrës Dolberg një orë me vlerë 70 mijë euro. Në një postim të gjatë në Instagram djaloshi i kërkoi ndjesë tifozëve dhe shokëve të skuadrës.

“Të gjithë tifozëve që më kanë pritur krahëhapur që kur isha 14 vjec i detyrohem shpjegim”, fillon kështu mesazhi i gjatë i Diaby-Fadiga. 18 vjecari francez kërkon ndjesë, e shpjegon se e ka bërë gjestin i shtyrë “nga xhelozia” e sukesit të shokut: “Pasi kam mbajtur me krenari këtë fanellë, kam qenë i dëmtuar për një kohë të gjatë e rikthimi im me moshat u shënua nga një karton i kuq. Isha mendërisht i tronditur, e ndërkohë i goditur nga suksesi në fushë i Kasper”.

pasi e kuptoi veprimin e rëndë, djaloshi u rrëfye: “Shkova tek Dolberg, tek tekniku Vieira, tek kapiteni Dante, ppër të marrë përgjegjësitë e mia. E dëmshpërbleva Kasper, por tashmë e keqja ishte bërë…”.

Tani pjesa më e vështirë, të linte atë fanellë që mbante prej 8 vjetësh: “Është dënimi më i rëndë. Shpresoj të përqendrohem në fushë kur e gjithë kjo të jetë një kujtim i shëmtuar”. E kush e di, ndoshta ky episod i shëmtuar mund ti shërbejë si mësim Diaby-Fadiga.

View this post on Instagram

#ldnine

A post shared by Lamine Diaby Fadiga (@ldnine9) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *