• |
ide | kryesore

3.4 vjet shërbim prove/ Tahiri kërkon pafajësinë, ankimon vendimin e Krimeve të Rënda

Lajme, Të fundit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda dënimin prej 3.4 vjetësh shërbim prove, kundrejt akuzës për shpërdorim detyre.

Një nga titullarët më të rëndësishëm të mandatit të parë nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, ka kërkuar pafajësinë, duke e konsideruar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda si qesharak.

Pas një seance maratonë në 19 shtator, Krimet e Rënda gjykuan se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur pretencën e dhënë ku kërkoheshin 12 vjet burg për ish-ministri (që do të reduktoheshin në vetëm 8 vjet, për arsye të pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar), bazuar në akuzat për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Paralelisht me Tahirin u shpall fajtor gjithashtu edhe Jaeld Çela, ish-drejtues i policisë së Vlorës, i cili gjendet aktualisht në arrati. Çela u dënua për shpërdorim detyre dhe u shpall gjithashtu i pafajshëm për akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe të pjesëmarrjes në organizatë kriminale.

5 Comments

  1. A ka mundësi të na e shpjegojë ndonjë jurist se çfarë kuptimi ka dënimi për “shpërdorim detyre” ?
    Bie fjala dikush ka për detyrë të ruaj pulat e një pularie.
    Po ai e “shpërdoron” këtë detyrë e i vjedh apo me pakujdesinë e tij i ngordhin të gjitha pulat.
    Ndonjë ministër mbyll sytë e i jep një firme fantazmë që nuk ka asnjë grosh, koncensionin për të ndërtuar një rrugë me 30 milion euro kilometri.
    A nuk i ka “shpërdoruar” ai, apo më saktë vjedhur paratë e taksapaguesve ?
    Tahiri jo vetëm që mbylli sytë për kanabizimin e gjithë Shqipërisë, por ju a linte makinën e tij kushërijve që të trafikonin frogë.
    Gjykata e “ndëshkoi” që 3 vjet në gjendje të lirë, të bëjë qejf me paratë e drogës si “shpërdorues në detyrë”.
    Ka me qindra hallexhij të varfër që për detyrë e kanë të bëjnë çmos të ushqejnë fëmijtë e tyre.
    Por sa prej tyre kanë ngrënë burgun vetëm se nuk i kanë lënë fëmijtë e tyre të ngrijnë nga të ftohtit , e në pamundësi të paguajnë rymën elektrike për tu ngrohur, e kanë “shpërdoruar detyrën” duke vjedhur apo më saktë duke mos paguar dot 300 lekë korent elektrik ?

  2. O popull mos bej bla bla bla.
    Cdo gje behet ne emrin tend.
    Nuk kemi pare gje akoma deti sa jemi ne gjunje dhe ne gjume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu