• |
ide | kryesore

Dalin FOTOT e 4 të arrestuarve në Brazil me kokainën “FK Elbasani”

Lajme, Të fundit



Pak ditë pas aksionit policor, ku u kapën mbi 617 kg kokaine e pastër me logot “FK Elbasani”, mediat në Brazil kanë publikuar edhe fotot e 4 të arrestuarve. Sipas mediave vendase, destinacioni i lëndës narkotike ka qenë pikërisht Shqipëria.

Të njëjtat burime kanë bërë publike edhe identitetet e 4 personave të arrestuar të cilët janë: P. O. O. C. 24 vjeç; M. A. P. 49 vjeç; N. P. 52 vjeç dhe J. C. G. A. 40 vjeç. Ngarkesa e drogës kishte një vlerë tregu prej 9 milionë dollarësh dhe sipas autoriteteve, ishte destinuar për Evropën.

Aksioni në Brazil vuri në lëvizje edhe Prokurorinë shqiptare dhe Policinë e Shtetit. Organi i akuzës do të dërgojë letër-porosi në Brazil për të parë nëse 4 personat e prangosur në Gefron me 617 kg kokainë e pastër kanë lidhje me anëtar ose grupe organizatash kriminale që veprojnë në Shqipëri.

Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera të antidrogës si Europol dhe DEA Amerikane ka nisur verifikimet mbi dyshimet e arsyeshme për disa persona me orgjinë shqiptare që operojnë në trafikun ndërkombëtare të lëndëve narkotike. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *