• |
ide | kryesore

Del FOTOJA/ Ky është 34-vjeçari që u ekzekutua në Mirditë

Lajme, Të fundit



Lapsi.al ka siguruar foton e 34-vjeçarit Eri Zefi, i cili u gjet i vrarë pasditen e djeshme në fshatin Zall Xhuxhë të Fanit, në Mirditë.

Mësohet se viktima njihej edhe nëpërmjet një emri të dytë: Anton Zefi. Sipas informacioneve të komunikuara nga Policia, Zefi është marrë peng para se të vritej dhe është ekzekutuar në Rrugën e Kombit. Më pas, trupi i tij është hedhur në një kanal të fshatit mirditor, ku u gjet nga banorët e zonës.

Pista e parë që prin hetimet është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës, Ndue Zefi, ka vrarë mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndrecën, pasi ky i fundit i kishte ofenduar familjarët.

Ndërkohë, burime nga Policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *