• |
ide | kryesore

Eliza Hoxha pret flokët zero për ndërgjegjësimin e luftës ndaj kancerit (FOTO)

Paparazzi, Slider



Muaji Tetor konsiderohet ndërkombëtarisht si muaji i ndërgjegjësimit për luftën ndaj Kancerit e Gjirit. Organizata të ndryshmë zhvillojnë aktivitete e takime për t’i ardhur në ndihmë grave dhe vajzave në betejën e tyre për jetën. Ashtu sikurse nuk mungojnë as iniciativa individuale të njerëzve te njohur (ose jo) që kontribuojnë, sipas mënyrës së tyre. Siç Eliza Hoxha, së fundmi.

Këngëtarja ka vendosur të presë flokët zero e t’i dhurojë ato në shenjë sensibilizimi për të gjitha gratë dhe vajzat që vuajnë nga kjo sëmundje.

Eliza që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto, ku shfaqet pa flokë dhe e grimuar, dhe shkruan: “Për gjithë ato gra dhe vajza që nuk dorëzohen”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *