• |
ide | kryesore

Europa League/ Wolfsberger i barabartë me Romën, United i pafuqishëm në Hollandë: ja rezultatet…

F1, Sport



26 gola në 12 ndeshjet e para të raundit të dytë të fazës së grupeve në Europa League dhe asnjë nga emrat e mëdhenj nuk arriti të imponohej, për të vendosur supremacinë e tyre. Porto u dorëzua pa kushte në Rotterdam, Wolfsburg bëri paqe në Saint Ettiene, ndërsa Roma mësoi mbi mrekullinë austriake të Wolfsberger, edhe më shpejt se United të përplaset në Alkmar.

Në grupin G, Feyenoord shënoi dy herë në portën e Portos, duke befasuar portugezët me Toornstra dhe Karsdrop, duke sjellë një barazi të plotë të grupit, ku të gjithë janë në kuotën e 3 pikëve pas dy ndeshjeve të para. Pikërisht kështu, sepse edhe Young Boys, që kishte humbur në Dragao në ndeshjen e para, përmbysi 2-1 Rangers të Gerrard. Ludogorets është skuadra më në formë e Grupit H, me dy fitore në po aq ndeshje. Janë rrëzuar para tyre edhe hungarezët e Ferencvaros, të mundur në shtëpi 0-3. Sukesi i parë ndërkohë për Espanyol, që e fut veten në pretendime, pas fitores 0-2 në transfertën e Moskës kundër CSKA. Në Grupin I Oleksandriya nuk do të dorëzohet në përrallën e saj dhe barazon 1-1 kundër Gent, që ruan kryesimin me 4 pikë, por në shoqërinë e Wolfsburg që mori një barazim të cmuar kundër Saint Ettien. Pikë e parë edhe për francezët, që në debutim kishin humbur në Belgjikë.

Të vegjël, por të aftë të luajnë kundër të mëdhenjve si të barabartë. Wolfsberger ruajti kreun e grupit J, në shoqërinë e Romës, duke barazuar me italianët në shtëpi 1-1. Që nuk do të ishte një ndeshje e lehtë u kuptua shpejt, por megjithatë verdhekuqtë me eksperiencë, e natyrisht kualitet arritën të shënojnë të parët në avantazh me Spinazzola. Austriakët nuk hoqën dorë, bënë një presing asfiksues gjatë gjithë ndeshjes, duke e vënë në vështirësi skuadrën e Fonseca në planin e ritmit, deri në golin spektakolar të Liendl. 4 pikë për dyshen e kreut, ndërsa në barazim u ndanë edhe dy skuadrat humbëse të ndeshjeve të para Basaksehir e Mönchengladbach. Përplasja e kreut la barazimin në fushë dhe atë në grup mes Braga dhe Slovan Bratislava. 2-2 përfundon sfida më e rëndësishme e Grupit K, ndërsa Wolverhampton kthehet në lojë me fitoren 0-1 në Turqi kundër Besiktas. Nuk është i vetëm në krye të Grupit L Manchester United i bllokuar në barazim pa gola në Hollandë, në transfertën me AZ Alkmar. Skuadra e Solskjaer nuk ishte e aftë të thyente kundërshtarin, duke u barazuar tani në kuotën e 4 pikëve nga Partizan Beograd, që fitoi 1-2 në transfertën me Astana.

EUROPA LEAGUE – GROUP G
Feyenoord 2 – 0 FC Porto
Young Boys 2 – 1 Rangers
EUROPA LEAGUE – GROUP H
CSKA Moscow 0 – 2 RCD Espanyol
Ferencvaros 0 – 3 Ludogorets Razgrad
EUROPA LEAGUE – GROUP I
Oleksandriya 1 – 1 Gent
Saint-Etienne 1 – 1 Wolfsburg
EUROPA LEAGUE – GROUP J
Istanbul Basaksehir 1 – 1 Borussia Mönchengladbach
Wolfsberger AC 1 – 1 Roma
EUROPA LEAGUE – GROUP K
Besiktas 0 – 1 Wolverhampton Wanderers
SC Braga 2 – 2 Slovan Bratislava
EUROPA LEAGUE – GROUP L
FC Astana 1 – 2 Partizan Beograd
AZ Alkmaar 0 – 0 Manchester United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *