• |
ide | kryesore

FSHF dënon ata që vendosën banderolën në derbi, por jo zyrtarët që e lejuan

Sport



90 minutat në një stadium pa tifozë, janë praktikisht një ndeshje e zhveshur nga emocionet. Futbolli në fund të fundit luhet për tifozët, janë ato që ndezin sfidat dhe i japin bukuri takimeve. Është pikërisht një nga aspektet mbi të cilin është sulmuar rregullisht komisioni i disiplinës dhe FSHF për aplikimin e dënimieve masive. Por ndoshta gjërat nuk janë kaq të prera me thikë, ose ndoshta kontestimi është pjesë karakteriale e jona, sepse nuk shpjegohet ndryshe pakënqësia e shprehur publikisht edhe pasi Disiplinori ndryshoi kurs, duke aplikuar një strategji të re, që godet fenomenin në mënyrë individuale pa qenë nevoja të luajmë nën atmosferën e zërave të futbollistëve dhe thirrjeve të trajnerëve. Përjashtimet e përgjegjësve, të fajtorëve që prishën atmosferën e një ndeshje, për më tepër derbi, duhet të ishte mjaftueshëm, por tek ne asksuh nuk është i kënaqur me asnjë vendim. Dënimet massive kritikohen se përfshijnë të pafajshmit brenda saj dhe ato individuale tani gjykohen jo adapte për një incident si ai që ndodhi. Në fakt, nëse ka bërë dicka si duhet Komisioni i Disiplinës, ka qenë pikërisht identifikimi i autorëve, mbyllja e një sektori dhe vendimi i dënimit me gjysmën e tij të mbetur pezull në rast përsëritje.

Një unifikim standardi me homologët europian, por që ndoshta ende nuk është kuptuar si duhet në Superioren tonë, ku problemet janë më të mëdha se zgjidhjet që jepen. FSHF ka bërë mirë në këtë rast, por ka gabuar pjesën tjetër të gjykimit, edhe atë pjesërisht, apo për sindromën e vështirësisë që shfaqim për të dalë nga klishetë. Bandelola e pahijshme, e ofensive, e shfaqur në Selman Stërmasi ka bërë të penalizohet i gjithë grupimi Capital Crew, porn ë këtë rast kjo është vetëm pasoja e një veprimi të cmendur. Sepse nëse arbitrat apo delegati i Federatës do të kishin ndalur ndeshjen, për të hequr parrulën, nuk do të ishim këtu duke folur. Në rregull, dënimet e zyrtarëve nuk bëhen të ditur, sipas rregullores, por nëse tetë persona janë njohur emër e mbiemër, pse duhen ruajtur nga publikimi fajtorët e tjerë..qofshin këta edhe delegatë?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *