• |
ide | kryesore

Inter i tërbuar me gabimet arbitrale: ja cfarë bëri Skomina në favor të Barcellona

Sport



Arbitrimi i sllovenit Skomina, një nga arbitrat ndërkombëtarë më ekspert, është kundërshtuar me forcë nga zikaltëritm, për astandardin e gjykimit të sfidën e Champions përballë Barcellona. Në një ri8shikim të fakteve zikaltrit akuzojnë duke filluar nga episodi i minutës së 6’, me ndëshkimin e Barella për një ndërhyrje të rëndë ndaj Busquets. Në të 9’, i njëjti ndëshkim për Griezmann, por rrëshqitja ndaj Barella është të paktën për karton ’portokalli’. Në të 16’ ndihmësi Vukan sinjalizon pozicion jashtë loje për Lautaron, por gabon shumë rëndë: mirë për të, që aksioni për gol i Interit nuk u konkretizua.

Në të 22’ tjetër ndërhyrje me të vërtetë në limite, këtë herë Pique ndaj Barella: edhe në këtë rast vetëm ndëshkim. Në të 27’ gol i Candreva, por pozicioni jashtë loje është i qartë. Në të 29’ Lautaro pengohet plotësisht nga Lenglet në limitet e zonës, por Skomina lë avantazhin. Në të 35’ De Vrij ndalon Suarez në mënyrë të pastër, por këtë herë Skomina fërshëllen. Në të 37’ Skomina pret ndonjë sekondë më shumë për të vërshëllyer një faull ndaj Sensit. Conte zemërohet shumë (tekniku do të ndëshkohej në pjesën e dytë).

Në të 49’ mungon një karton i verdhë për Lenglet që me një faull taktik bllokon një rinisje të Lautaro. Në të 57’ episodi më i bujshëm i ndeshjes, në zonën e Barcellona: Sensi i rrëmben topin Arthutr, që e godet në këmbën e majtë. Një penallti e pastër, që të paktën as VAR (hollandezi Macelie, një tjetër ekspert) nuk e sheh. Pse? Në të 76’ Vidal, i ndëshkuar, kërcënon shumë rëndë dhe në mënyrë të përsëritur në atë vend arbitrin, por asnjë e kuqe. Në të 80’ Politano i rrëzuar në limitet e goditjes së dënimit, por injorohet edhe këtë herë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *